Jump to content

shqiponjë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

shqiponjë f.

Shqiponjë
  1. zool. Shpend i madh grabitqar, me sqep të kthyer, me kthetra të gjata e të forta dhe me sy të mprehtë, që rron në male e në stepa dhe mbahet nga shqiptarët si simbol i lirisë e i trimërisë; shqipe, shkabë. Shqiponjat e maleve tona. Krahët (kthetrat) e shqiponjës. Sy shqiponje. Fole shqiponje. Sulet si shqiponjë. Më mirë shqiponjë një ditë, se sorrë një vit. fj. u.
  2. fig. Njeri trim, i guximshëm, sypatrembur e krenar; njeri shumë i zoti e i shkathët. Shqiponjat partizane. E ka shqiponjë këtë djalë (këtë vajzë).
  3. bot. Bimë shumëvjeçare zbukurimi, përherë e gjelbër, me gjethe të mëdha e të prera thellë, që u përngjajnë krahëve të shqiponjës, luleshqiponjë.
  • Shqiponja dykrenore vizatim i një shqiponje me dy krerë në stemën dhe në flamurin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Shqiponja nuk ha miza fj. u. njerëzit e shquar nuk merren me çikërrima e me gjëra të ulëta.

Në gjuhë tjera

[redaktoni]