Jump to content

pishë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

pishë f.

Pisha
  1. bot. Dru pylli me trung të lartë e të drejtë, me lëvore të plasaritur e me gjethe halore përherë të blerta, që e ka lëndën të fortë, me rrëshirë e që digjet lehtë. Pisha e zezë halë, borigë, çetinë. Pisha e butë pishë e vendeve mesdhetare, me kurorë si ombrellë e me boça të mëdha, të cilave u hahen farat, vgje. Pishë deti pishë e lartë e me kurorë të hapur, që rritet në vende bregdetare. Pisha e egër lloj pishe me trung të shkurtër dhe me kurorë të gjerë, që e ka lëkurën me plasa të gjata dhe që rritet në vendet mesdhetare. Pisha e kuqe rrobulli i kuq. Pishë mali rrobull, arti. Dru pishe. Hala pishe. Boçat e pishës. Rrëshira e pishës. Pyll me pisha. Mbjell pisha.
  2. Cifël a copë e vogël nga ky dru, që përdoret për të ndezur zjarrin ose për të bërë dritë. Një tufë pishë. E ndezi me pishë.
  3. fig. bised. Kulm; mes. Në pishë të vapës. Në pishë të diellit në mes të diellit, kur ai djeg më shumë. Në pishë të djalërisë në lulen e rinisë, në moshën më të mirë.
  • Ia bëri pishë dikujt ia kaloi nga zotësia, u tregua më i zoti (zakonisht kur dikush bën një punë a zgjidh një detyrë të vështirë, të cilën nuk e ka kryer dot një tjetër). I humbi pisha u zhduk pa lënë gjurmë. Të shuan pishën (derën, binanë) shih te SHUAJ. Iu shoftë pisha! mallk. shih te SHUHEM. I shtiu pishat dikujt e futi në grindje dikë, e ngatërroi. I vuri pishën (flakën, zjarrin, fitilin) diçkaje e ndezi, e dogji; e shkatërroi fare. Ta çan pishën mbi kokë (mbi krye) dikush është zemëruar fort, të urren shumë, të ka shumë inat. E ka syrin pishë (kokërr)

a) ka shikim të mprehtë, sheh shumë mirë e shumë larg;

b) s'i shpëton gjë syrit të tij, është sy hapët;

c) nuk i trembet syri, është guximtar; është krenar, është ballëhapur, i ndrit syri. S'i ka mbajtur pishën (bishtukun, kandilin) dikujt thjeshtligj. shih te KANDIL,~I. Vjen (kalon) me pishë (me urë) në dorë shih tek UR/Ë,~A II. Nuk çahet pisha me gjilpëra shih te GJILPËR/Ë,~A. Ka marr pisha nga të dy anët (aga të dy krerët) ka filluar të bjerë nga gjendja, nuk ka ku të mbahet (për dikë); ka ardhur e keqja nga të gjitha anët, ka rënie të përgjithshme, ka marrë të tatëpjetën puna, gjendja.

Në gjuhë tjera

[redaktoni]