libër

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

libër sh. librat

  1. Vepër shkencore, mësimore, letrare etj. me fletë të shtypura e të lidhura së bashku në një vëllim. Libër i ri (i vjetër). Libër i trashë (i hollë). Libër i rrallë. Libra shkollorë. Libri i parë shqip. Libri i gjuhës (i historisë, i gjeografisë). Librat e bibliotekës. Raft librash. Lidhja e librave. Botoi një libër. Blej një libër. Ka lexuar shumë libra.
  2. Një nga pjesët kryesore të një vepre letrare ose shkencore, e cila është botuar në disa vëllime ose në disa pjesë; vëllim, ble. Libri i parë i vëllimit të parë të «Kapitalit» të Karl Marksit. Libri i parë (i dytë) i një romani.
  3. vet. nj. Tërësia e veprave të shkruara në një nga fushat e dijes e të artit; tërësia e veprave që trajtojnë një çështje a një problem të caktuar; tërësia e veprave që botohen në një vend a në një gjuhë të caktuar; letërsi. Libri politik. Libri letrar (artistik). Libri tekniko-shkencor. Libri shqip. Ekspozita e librit shqiptar.
  4. Shumë fletë të pashkruara ose me vija, të lidhura së bashku si fletore e trashë e me kapakë të fortë, e cila përdoret për të mbajtur shënime të ndryshme; regjistër. Libri i amzës. Libri i nderit. Libri i përshtypjeve. Libri i të ardhurave. fin. Libri i ngjarjeve. Libri i këshillit pedagogjik. Libri i ditëve të punës. * Libër i artë shih tek ARTË (i, e). Libër i bardhë shih te BARDHË (i, e). Libër i verdhë shih te VERDHË (i, e)[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

kordinatori regjional

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]


Referencat[redaktoni]