Jump to content

formë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

formë f.

  1. Tërësia e vijave dhe e tipareve të jashtme të dikujt a të diçkaje, ana e dukshme, trajta, figura; pamja e jashtme e diçkaje pavarësisht nga lënda me të cilën është bërë; tiparet e jashtme të njeriut ose të kafshës. Formë katrore (vezake, e rregullt). Formë e çuditshme. Forma e sendit (e gjethes). Forma e trupit (e kokës, e vetullave). Në formë rrethi. Në formën e zemrës. Merr (ndërron, ndryshon) formën. U jep formë flokëve rregullon flokët në një mënyrë të caktuar.
  2. Ana e jashtme si diçka që nuk shpreh përmbajtjen e vërtetë, dukje; mënyra se si sillet a vepron dikush; diçka formale. E bën për formë. Sa për formë formalisht, sa për sy e faqe.
  3. Kallëp ose mostër që shërben për të bërë diçka; shtypshkr. pajisje në trajtën e një kornize me reliev, ku vendosen germat metalike për shtypje; diçka që ka trajtën e një kallëpi a të një kornize dhe që përdoret për qëllime të ndryshme. Formë metalike (prej druri). Format e djathit. Derdh në formë.
  4. Ndërtimi i diçkaje, i kushtëzuar nga një brendi e caktuar, mënyra e organizimit të një përmbajtjeje të caktuar; mënyra se si shfaqet, si paraqitet, si shprehet a si është diçka; lloj tjetër i diçkaje. Formë socialiste. Formë kapitaliste. Formë shtetërore (kooperativiste, private). Formë artizanale. Formë e vjetruar. Formë e drejtë (frytdhënëse). Në formë përfundimtare (të përmbledhur). Format e shtetit (e qeverisjes). Format e pronësisë. Format e kontrollit punëtor. Format e organizimit. Format e sëmundjes. Format e shprehjes së mendimit (e të menduarit). Format e energjisë. Forma e folur (e shkruar) e gjuhës.
  5. filoz. Mënyra e lidhjes së elementeve të përmbajtjes, mënyra e organizimit, e ndërtimit të brendshëm dhe e shprehjes së përmbajtjes. Forma dhe përmbajtja.
  6. let., art. Mënyra se si ndërtohet e organizohet një vepër letrare e artistike; tërësia e mjeteve shprehëse e figurative, që përcaktohen nga brendia, nga tema, nga problematika dhe nga ideja e një vepre letrare e artistike dhe shërbejnë për t'i mishëruar ato në figura të gjalla artistike. Forma artistike. Format e vogla vepra a krijime jo të mëdha nga vëllimi dhe jo të vështira nga kompozicioni. Formë e lartë (e përsosur). Forma dhe përmbajtja. Elementet e formës.
  7. Gjendje shëndetësore a shpirtërore e mirë; gjendje fizike e mirë. Formë sportive. Jam (sjell, vij) në formë. Ra nga forma.
  8. gjuh. Trajtë e një fjale, që shpreh kategori e kuptime gramatikore të caktuara; mënyra si është ndërtuar një njësi gjuhësore (fjalë a fjali); mënyra e veçantë e organizimit të brendshëm të gjuhës ose mënyra e veçantë si shprehet një përmbajtje e caktuar në një gjuhë a nga një fjalë. Forma të thjeshta (të përbëra, të pathjeshta, përshkruese, të plota, të shkurtuara, të shtjelluara, të pashtjelluara, analitike, sintetike). Forma e jashtme (e brendshme). Format e fjalës. Forma e njëjësit (e shumësit). Forma e dëftores (e habitores, e së pakryerës, e së kryerës së thjeshtë). Forma e fjalisë.
  9. Seminar ku trajtohen çështje ideologjike e politike për edukimin e punonjësve. Format e edukimit ideologjik (politik). Format e arsimit.
  10. Format. Forma e librit (e broshurës).
  • I formës së prerë zyrt. i vendosur përfundimisht, që nuk mund të rishqyrtohet e të ndryshohet (për një vendim gjyqi etj.). Format e ndërgjegjes shoqërore filoz. idetë e pikëpamjet politike, juridike, filozofike, morale, fetare, artistike, etj. që pasqyrojnë realitetin shoqëror në këtë ose atë mënyrë.