fier

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

fier m. bot.

  1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drejtë e të hollë, me gjethe të gjelbra e të dhëmbëzuara në trajtën e një puple, pa lule, e cila rritet nëpër pyje e në toka të varfra e të thata dhe përdoret zakonisht për t'ua shtruar bagëtive, për të mbuluar kasollet etj. Fier i njomë(i thatë). Fier mashkull fier, rrënja e të cilit përdoret si bar kundër shiritit. Fieri i pyllit. Fier guri (shkëmbi) lloj fieri shumë i shkurtër, që rritet nëpër shkëmbinj, me gjethe të vogla e të rrumbullakëta dhe me rrënjët si xhufkë. I shtrojnë fier bagëtisë. Mbuloj me fier.
  • Lule fieri bot. shih te LUL/E,~JA.

Në gjuhë tjera[redaktoni]