Jump to content

cergë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Cergë f.sh. -

  1. Qilim ose mbulesë e ashpër që është punuar zakonisht me lesh dhie. Cergë e dhirtë. Shtroj cergën. Hedh një cergë. Mbuloj me cergë.
  2. Pëlhurë merimange. Cergë merimange. End cergën. Zë cerga. Fshij cergat.
  3. Cipë e hollë; pëlhurë e hollë, tis. Cergë e mëndafshtë.
  4. kryes. sh. Rrecka të vjetra, rroba të grisura e të bëra zhele, lecka. Vishej me ca cerga. Mori cergat në krahë. Mblodhi cergat. U bë fare cergë. Flak (hedh) si një cergë.
  5. vjet. Shatorre e bërë me cohë a me velenxa të ashpra; tendë. Cerga e stanit. Ngre (prish) cergën.
  • Cergë e re njeri që sapo ka krijuar familje më vete. Zuri cergë (brumë) shih te . Iu be cergë i zuri derën tjetrit, ndenji për një kohë të gjatë tek tjetri pa dëshirën e tij; iu ngjit, iu qep. I kanë vënë (i kanë zënë) cergë sytë nuk e sheh qartë gjendjen rreth e rrotull, është verbuar.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0