brymë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Brymë f.sh. -
- Reshje e ngjashme me borën, që formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës, mbi bar, mbi fletët e bimëve, mbi sendet e ftohta etj.; vesë e ngrirë. Bryma e parë. Bryma e vjeshtës. Cipë bryme. Ra brymë. E zuri (e prishi) bryma.
- Shtresë e hollë kristalesh akulli që formohet nga ngrirja e avujve ose e lagështirës së ajrit në sipërfaqen e sendeve të ftohta, në frigoriferë etj.
- Si bryma në diell që mbaron e zhduket shpejt, që zhduket menjëherë, si kripa në ujë. Është si bryma para diellit po i vjen fundi, s'e ka të gjatë. Bryma s'është dëborë fj. u. të gjithë ata që i ngjajnë njëri-tjetrit nuk janë njësoj (thuhet zakonisht për të dalluar një njeri më pak të aftë nga një tjetër që është shumë i zoti, kur të dy kanë ndonjë tipar të përbashkët joqenësor). Rroftë sa kungulli në brymë! iron. rroftë shumë pak, vdektë shpejt![1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0