besa-besë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Besa-besë f. -
- Zotim solemn për të vepruar së bashku për një qëllim; fjala e nderit që jepet për të përkrahur dikë ose për t'u lidhur me të. Mik me besa-besë. Bëj besa-besën. E bëj me besa-besë. Lidhem me besa-besë. I zotohem me besa-besë.
- Përdoret si fjalë e ndërmjetme me kuptimin «me të vërtetë; për fjalë të nderit». Besa-besë, me të zor të matesh.[1]
- Gjithë vendetë gëzojnë,
- ti, Shqipëri, pse pushon?
- Gjithë njerëzit këndojnë,
- ti, shqiptar, pse rënkon?
- Gjithë duanë lirinë
- dhe pa të njeriu s'rron;
- ti, shqipëtar, Shqipërinë
- në zgjedhë si e duron?
- Zgjohuni, o shqipëtarë,
- erdhi dita për liri!
- Zini luftë me barbarë,
- përpiqi për Shqipëri!
- Të krishter' e myslimanë,
- të tërë një sua kemi;
- gegë, toskë, dibranë,
- gjithë shqipëtarë jemi.
- Mblidhuni te bëjmë benë,
- të gjithë dorë për dorë:
- Të duamë mëmëdhenë,
- edhe malet me dëborë.
- Që ditën që u shkeli
- robëria dhe gjer sot
- nukë bën më bar Dhëmbeli
- dhe Tomori qan me lot.
- Male me krye në qieli,
- si duroni robërinë?
- Ju që shihni drit' e diell,
- pse s'ndrini dhe Shqipërinë?
- Ku janë vaftet e parë,
- që kini dhënë yrnek?
- Ku jini, o shqipëtarë,
- pse s'dëgjohet një dyfek?
- Apo humbi trimëria,
- apo s'doni mëmëdhenë?
- A u shua Shqipëria,
- që ka pjellë Skënderbenë?
- Pse rrini lidhur me lak?
- Pse shpëtoni vënd' tuaj?
- apo s'u mbeti më gjak,
- se e derdhtë për të huaj?
- Mirri pushkëtë në duar
- edhe bëni besa-besë:
- Shqipëria do shpëtuar,
- kokë turku të mos mbese!
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0