banjë
Appearance
Banjë f.sh. -
- Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e pajisur me dush ose me vaskë për t'u larë; ndërtesë e veçantë me shumë të ndara, të pajisura me dushe për t`u larë njerëzit. Banjë popullore. Banjë me dush (me avull). Dhoma e banjës. Shkoj (lahem) në banjë.
- Enë e madhe dhe e thellë, që shërben për t'u larë në të; vaskë. Banjë porcelani. Banjë fëmijësh.
- Larja e trupit me ujë. Banjë me ujë të ngrohtë. Bëj banjë.
- Larja në det, në liqen etj.; kalitja e trupit ose mjekimi me anë të ujit, të diellit, të ajrit etj. Banja të ngrohta(termale). Banjë deti (uji). Banjë dielli (ajri, rëre, avulli). Rroba banje. Bëj banja dielli.
- kryes. sh. Vend me ujëra të ngrohta minerale, që kanë veti mjekuese, llixhë. Banjat e Elbasanit.
- spec. Enë me madhësi e forma të ndryshme, ku hidhet një lëng i veçantë, në të cilin zhyten sende për përpunim kimik. Banjë me acid. Banjë për larje filmi.
- spec. Zhytja e një sendi në një enë me lëng të veçantë për përpunim kimik. Banjë ngjyrimi.
- euf. [[nevojtore|Nevojtore. Dera e banjës.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0