Wiktionary:Tutorial (Formatimi)
Faqja kryesore | Redaktimi | Formatimi | Lidhjet tek WikiFjalori | Lidhje të ngjashme | Lidhje të jashtme | Faqet e diskutimit | Mbajeni mend | Regjistrimi | Hapësira e përdoruesit | Përmbyllja | Livadhi |
Tekst i trashë dhe i pjerrët
Të krijuarit e tekstit tek WikiFjalori është pak më ndryshe sesa tek MC word.
Wiki mund ti pranoj disa lidhje HTML por shumica e njerëzve preferojnë ta përdorin gjuhen e shënimit (gjuhë markup) të wiki-t që është dizajnuar për përdorim më të lehtë. Germat apo shenjat e stilit formatues që më së shumti përdoren janë tekst i trashë dhe tekst i pjerrët. Teksti i trashë dhe i pjerrët bëhet duke e futut një fjalë apo frazë në apostrof të shumëfishtë:
- ''teksti i pjerrët'' shëndrrohet në tekst të pjerrët (2 apostorfe)
- '''teksti i trashë''' shëndrrohet në tekst të trashë (3 apostrofe)
- '''''teksti i trashë i pjerrët''''' shëndrrohet në tekst të trashë të pjerrët (2+3=5 apostrofe)
Me marrëveshje titujt e librave, filmave dhe publikimeve jane të veçuara si tekst i pjerrët.
Artikujt zakonisht shkruhen ashtu që ti përngjajnë artikujve standard të fjalorëve, kështu që nuk ka arsye të ndiqen marrëveshjet e Wikipedias për ta përfshirë titullin e artikullit me tekst të trashë në paragrafin e parë. Për më shume informata lidhur me formatimin e faqeve, shikoni Wiktionary: Interpretimi i strukturës së artikullit.
Kryetitujt dhe titujt
Kryetitujt dhe Titujt mund të përdoren për të specifikuar pjesët e ndryshme të ligjëratës (emrat, foljet).
Kryetitujt mund të krijohen kështu:
- ==Kryetitull== (me 2 shënja barazimi)
- ===Titull=== (me 3 shënja barazimi)
- ====Nëntitull==== (me 4 shënja barazimi)
Dhe kështu me radhë. Nëse mendon se ke nevojë të bësh titull me më shume se 5 shënja barazimi, ju me siguri duhet të konsideroni se duhet ristrukturuar artikullin.
Nëse një artikull ka së paku tre tituj Tabela e përmbajtjeve automatikusht do të ndërtohet. Provo të bësh tituj tek Wiktionary:Livadhi. Dhe do të shtohet Tabela e përmbajtjeve e kësaj faqe. Kur mbaroni me këtë, kliko më poshtë për të vazhduar.
Vazhdo me tutorial.