Jump to content

Wiktionary:Tutorial (Mbajeni mend)

Nga Wiktionary
Faqja kryesore   Redaktimi   Formatimi   Lidhjet tek WikiFjalori   Lidhje të ngjashme   Lidhje të jashtme   Faqet e diskutimit   Mbajeni mend   Regjistrimi   Hapësira e përdoruesit   Përmbyllja   Livadhi    

Sjellja

WikiFjalori inkurajon një atmosferë shoqërore dhe të hapur. Natyrisht se në praktikë nganjëherë ka mosmarrëveshje bile nganjëherë edhe grindje, por anëtarët e këtij komuniteti pritet që zakonisht të kenë sjellje qytetare.

Gjëja më e rëndësishme që duhet ta mbajmë mend është se ju gjithmonë të pranoni të besoni në redaktuesit e tjerë. Kurr mos supozoni se dikush po sjellet nga inati apo me shpirtligësi. Nëse dikush bënë diçka që të mërzit, shkruani një mesazh me sjellje të mire tek diskutimi i artikullit në fjalë apo tek faqja e diskutimit të atij përdoruesi dhe pyet pse. Ndoshta mund ta kuptosh se i’u ke shmangur një keqkuptimi dhe ke ruajtur veten nga shqetësimi.

Në lidhje reciproke me të besuarit në redaktuesit e tjerë, ju zakonisht pritni që edhe të tjerët tu besojnë, që do të thotë se nëse shihni diçka që mendoni se duhet përmirësuar, mos u mërzit shumë se po e lëndon dikënd: Bëhu guximtar. Hyn aty dhe përmirësoje atë.

Rregullat e redaktimit

Rregull e redaktimit te WikiFjalori është këndvështrimi neutral. Kjo rregull thotë se ne pranojmë këndvështime kuptimplota në një çështje. Në vend se thjesht të formojnë një këndvështim, ne provojmë ti prezantojmë këndvështrimet e ngjashme pa gjykuar se cila është e saktë. Qëllimi ynë është të jemi informues, jo ti bëjmë lexuesit të binden per diçka. Rregullat e tona NUK dmth që artikujt tanë pritet të jenë ''objektiv'', përderisa në çdo diskutim të dy palët mendojnë se këndvështrimi i tyre është ''i vërtetë''.

Është në rregull të japim mendime për artikullin, por ato duhet të prezantohen si mendime jo si fakte. Gjithashtu, është ide e mirë të veçojmë këto mendime, si për shembull ''Mbështetësit e kësaj thonë kështu...'' apo ''Komentuesi i shquar____beson kështu...''

Të drejtat e autorit

Mos paraqit material me të drejtë autoriale pa leje. Artikujt më të mirë zakonisht shkruhen nga njohuritë personale, apo përmes sintezës së kërkimit nga burime të ndryshme.

Vazhdoni me tutorialin