Jump to content

Wiktionary:Tutorial

Nga Wiktionary
Faqja kryesore   Redaktimi   Formatimi   Lidhjet tek WikiFjalori   Lidhje të ngjashme   Lidhje të jashtme   Faqet e diskutimit   Mbajeni mend   Regjistrimi   Hapësira e përdoruesit   Përmbyllja   Livadhi    

Tung! Mirësevini tek WikiFjalori Tutorial. WikiFjalori është fjalor i përbashët në internet ku edhe ti mund të kontribuosh. Këto seri faqesh do t’ju japin teknikat themelore dhe njohuri që do të të nevojiten për të filluar të na ndihmosh ta ndërtojmë këtë projekt.

Secila faqe do të diskuton një veçori të dobishme lidhur me wiki softuer, një pjesë të modelit dhe përmbajtjen e udhëzimeve, informata lidhur me njerëzit (komunitetin) e Wikifjalorit, rregulla të rëndësishme të WikiFjalorit dhe kuvendet.

Duhet të mbani në mend se ky është vetëm një Tutorial (Studim), e jo një faqe e rregullave definitive apo një udhëzues gjithëpërfshirës. Nëse dëshironi më shumë detaje, nëpër Tutorial atëherë ka lidhje wiki nëpër faqet e WikiFjalorëve të tjerë. Këto faqe kanë më shumë informata lidhur me këtë. Ju s’ka nevojë ti shikoni tani por ju mund t’i shikoni nëse dëshironi. Ndoshta ju duhet ti hapni ato në faqe të ndara që të mund të qëndroni tek faqja Tutorial.

Ka edhe disa lidhje ku mund të praktikoni atë që jeni duke e mësuar. Shfrytëzojeni rastin ti provoni gjerat dhe të luani. Askush nuk do të zemërohet nëse ti prish diçka kur jeni duke bërë prova në vendin ku bëhen provat, keshtu që vepro dhe shih se çka mund të bësh.

Vërejtje: Lokacioni i lidhjeve që i përmendëm në tutorial pretendon se ju jeni duke përdorur pamja e zakonshme e faqes. Nëse jeni i/e kyqur sikur përdorues i/e regjistruar, dhe keni ndërruar parapëlqimet, ato mund tani të jenë në një lokacion tjetër.

A jeni gati? Të fillojmë