dhelpër
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]dhelpër f. sh. dhelpra
- Kafshë gjitare grabitqare, e ngjashme me qenin e me ujkun, me trup shumë të shkathët, me turi të mprehtë, me bisht të gjatë e të dendur si shtëllungë, që është shumë dinake dhe e guximshme. Dhelpra dinake. Dhelpra bisht gjatë. Strofulla e dhelprës. Këlyshët e dhelprës. Bishti i dhelprës. Lëkurë (gëzof) dhelpre. Dinak si dhelpër.
- fig. Njeri shumë dinak. Dhelpër plakë. Dhelpër e vjetër.
- Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Është me dhelpër se dhelpra.
- Ç'do dhelpra në pazar? e kërkon vetë të keqen, shkon si cjapi te kasapi. S'ia ha pulat dhelpra dikujt shih te PUL/Ë,~A. E zë dhelprën (lepurin) me qerre dikush shih te QERR/E,~JA. Kur s'ke pula, pse hahesh me dhelprat? (mos u merr me dhelprat!) shih te PUL/Ë,~A. Moj dhelpër, moj ankojë, shumë armiq zure me gojë! iron, thuhet për një njeri që e ka zakon të ankohet vazhdimisht me qellim që të ketë ndonjë përfitim. Rrush dhelpër shih te RRUSH,~I.
Në gjuhë tjera
[redaktoni]
|
|
|