akt
Jump to navigation
Jump to search
Shqip[redaktoni]
Akt m.sh. -
- libr. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë. Akt heroik (i guximshëm). Akt i kundërligjshëm (kriminal, barbar, i shëmtuar). Akt miqësor (armiqësor). Akt agresioni (sulmi). Akti i të folurit. Kryen (bën) një akt.
- zyrt. Vendim nënligjor me vlerë shtetërore ose shoqërore; shkresë zyrtare, dokument që pasqyron një vendim të organeve të drejtësisë, të gjendjes civile etj. dhe që vërteton se një veprim i caktuar është kryer zyrtarisht. Akt zyrtar. Akti i lindjes (i martesës, i vdekjes). Akt kontrolli. Akt marrëveshjeje. Akt kapitullimi. Mbajtëse aktesh. Përpiloj (nënshkruaj) një akt.
- teatër. Pjesë e një vepre dramatike ose e një shfaqjeje teatrale, që përbëhet nga disa skena dhe që përfshin një veprim të plotë. Akti i parë (i fundit). Pjesë me një akt (me shumë akte).[1]
Etimologjia[redaktoni]
Prononcimi[redaktoni]
Sinonime[redaktoni]
Antonime[redaktoni]
Fjalë rrjedhëse[redaktoni]
Në gjuhë tjera[redaktoni]
Referencat[redaktoni]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0