Jump to content

ç

Nga Wiktionary
Alfabeti : A | B | C | Ç | D | DH | E | Ë | F | G | GJ | H | I | J | K | L | LL | M | N | NJ | O | P | Q | R |RR | S | SH | T | TH | U | V | X | XH | Y | Z | ZH -


Ç -

I

  1. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe dhe shkronja e katërt e alfabetit të saj, e cila shënon këtë bashkëtingëllore. Bashkëtingëllorja ç. Tingulli ç. Shkronja ç.
  2. si em. f. Bashkëtingëllorja dhe shkronja ç. Ç-Ja e madhe (e vogël). Ç-ja e dorës (e shtypit). Ç-ja nistore.

II përem.

II - I pyetës.

  1. Përdoret në fjali pyetëse përpara foljeve për të pyetur drejtpërdrejt ose tërthorazi për një send, për një dukuri a për një veprim të panjohur, që duam të dimë; çfarë. Ç'po bën? Ç’po ndodh? Ç’është kjo? Ç’ka ngjarë? Ç’do nga unë? Ç’ka aty? Ç’të tha? Ç’e ke atë? Ç’ju solli? Ç’është? bised. çfarë po ndodh?, si është puna?; çfarë kërkon? Ç’u bë? bised.
    a) ku vajti?, ku shkoi? ;
    b) çfarë ndodhi?
  2. Përdoret në fjali pyetëse përpara emrave në rasën emërore ose kallëzore të pashquar për të pyetur drejtpërdrejt ose tërthorazi për natyrën llojin, tiparet a veçoritë e një qenieje, të një sendi, të një dukurie ose të një veprimi; cili, çfarë. Ç`punë bën?Ç’njeri është? Ç’libër doni? Ç`kuptim ka? Ç’toka janë këto? Në ç`klasë je? Me ç'mjete do të nisemi? Në ç'orë? Nga ç’anë? Në ç’vend? Në ç’gjuhë? Prej ç’lëndë është bërë? Me ç’detyrë është ngarkuar?
  3. Përdoret për të pyetur për punën a detyrën e një njeriu në marrëdhënie me të tjerët ose për lidhjet e tij familjare etj.; kush. Ç`e ke atë djalë? Ç’e ka babai yt? Ç`je ti këtu? Ç’e kini atë në ndërmarrje?
  4. Përdoret në fjali thirrmore, kur shprehim habi për shkallën e shfaqjes së tipareve të një qenieje, të një sendi, të një dukurie a të një veprimi; çfarë. Ç`gëzim i madh. Ç`trim që ishte! Ç`punë e madhe! Ç’ditë e bukuri! Ç’njeri i keq! Ç’budallallëk! U bë festë e ç`festë!
  5. Përdoret në fjali thirrmore ose në pyetje retorike, që nënkuptojnë përgjigjen mohuese «asgjë». E ç`është ai? E ç`e gjeti? Ç’fituam? Çka për t`u çuditur? Ç`mund të jetë me e rëndësishme së kjo?
  6. Përdoret në fjali thirrmore që shprehin habi ose në fjali mohuese, që nënkuptojnë përgjigje pohuese, me kuptimin: gjithçka, çdo gjë, çmos. Ç`nuk bën! Ç`nuk kishte atje! Ç’nuk i tha! Ç’kam parë atje! Ç’ka hequr!
  7. Përdoret së bashku me pjesëzën «ja» kur dikush fillon të tregojë a të numërojë diçka drejtpërdrejt ose kur e mbyll tregimin a numërimin. Ja ç’tha ai. Ja ç’dëgjova. Ja ç’më ndodhi. Ja ç’kam marrë. Ja ç’më dhanë..
  8. Përdoret së bashku me pjesëzën «ja» për të shprehur habi, kënaqësi, zemërim, përçmim etj. Ja ç’na qenka! Ja ç’paska bërë! Ja ç’vete e bën! Ja ç’do ti thotë të mos punosh!
  9. Përdoret në disa togje foljore, që shprehin në mënyrë të papërcaktuar veprimin a gjendjen ose që theksojnë veprimin me ngarkesë emocionale nëpërmjet përsëritjes së foljes. U bë ç’u bë... Të gjeti ç’të gjeti... U tha ç’u tha... Të bëhet ç`të bëhet... Kjo qenka ç’qenka! Kësaj i thonë ç`i thonë! Mori ç'mori dhe iku. Bënte ç’bënte... Di ç'di... Pa ç`pa...
  10. përd. ndajf. bised. Përse, për cilin qëllim; për ç'shkak, pse. Ç’të duhet? Ç’më rri aty? Ç’ta marr kot? Ç’e kërkon? Ç’është nevoja? E ç’të vete? Ç’të ta them kot! Çi ke ato para? Ç’më je nxirë ashtu? Ç’e do! është e kotë tashmë, nuk vlen, nuk duhet.

II - II lidhor. -

  1. Përdoret për të lidhur një fjali të varur kundrinore ose kryefjalore dhe ka kuptimin: ai (ajo, ata, ato) që; gjithçka që. Mori ç’gjeti. Foli ç’mundi. S’ka ç’të bëjë. Ç’kam, ta them. Ç’u tha, u bë. Dëgjon ç’i thonë. Solli ç’ishte për ti sjellë. Ç’është e drejtë, është e drejtë.
  2. Sa. Me ç'dukej. Nga ç’kam marrë vesh. Nga ç’dëgjojmë e ç’shohim. Me ç’mbaj mend unë. Më mirë nga ç'e pandehja. Gjithë ç’duhej.

II - III pjes. -

  1. përdoret në fillim të një fjalie a të një vargu për të theksuar habinë, gëzimin, kënaqësinë, keqardhjen etj. Ç’u kënaqa! Ç’u lodha! Ç’u gëzova! Ç’na mërziten! Ç’u ngatërruam kot! Ç’na bëri për të qeshur! Ç’u ngrit gjithë fshati! Ç’i mblodhi shokët! Ç’u vra një trim!
  2. Përdoret për të shprehur mohim ose mospërfillje me kuptimin «mos». Ç’ia vë re. Ç’e pyet kot. Ç`lodhesh me të. Ç’e dëgjon atë.
  • Ç'qe ata? vjet. shih tek ata II. Ç’qe ata! vjet., iron. shih tek ata II. Që ç'ke me të shih te kam. S'kishte ç't’i hante miu pas darke shih te mi,~u.


II fjalëform. - Parashtesë që përdoret para fjalëve, të cilat nisin me një zanore ose me një bashkëtingëllore të tingullt dhe që shërben zakonisht për të formuar:

  1. Folje nga folje të tjera me kuptim të kundërt; p.sh. çarmatos, çlodh, çmësohem, çrrënjos etj.
  2. Folje nga folje të tjera me kuptim të përforcuar; p.sh. çliroj.
  3. Folje nga emra me kuptimin: «ia heq atë që shënon emri»; p.sh. çmend, çmall, çmorrit etj.
  4. Mbiemra nga mbiemra të tjerë me kuptim të kundërt; p.sh. çnjerëzor, i çrregullt etj.