o

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko
Alfabeti : A | B | C | Ç | D | DH | E | Ë | F | G | GJ | H | I | J | K | L | LL | M | N | NJ | O | P | Q | R |RR | S | SH | T | TH | U | V | X | XH | Y | Z | ZH -

O I

  • 1. Një nga zanoret e gjuhës shqipe dhe shkronja e njëzetenjëtë e alfabetit të saj, e cila shënon këtë zanore. Zanorja o. Shkronja o. Tingulli o.
  • 2. si em. f. Zanorja dhe shkronja o. O-ja e madhe (e vogël). O-ja e shtypit (e dorës.)

O II lidh.

  • 1. Përdoret zakonisht e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali që veçohen njëra nga tjetra, që kundërvihen nga kuptimi ose që plotësojnë njëra-tjetrën; ose, a. O djalë, o vajzë qoftë. O unë, o ti. Sot o nesër.
  • 2. Përdoret e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjalë që përjashtojnë njëra-tjetrën; ose. O sot o kurrë. O flasin mirë për ty, o për asnjë tjetër. O do marrësh atë, o s'ka.

O III pj.

  • Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt (me emra në funksion thirrori). O shok! O nëna ime! Jo, o djem, nuk bëhet kështu! Eja, o bir! Kush je ti, o? Puna mbarë, o djalë! O malet e Shqipërisë!...

O IV pasth.

  • 1. Përdoret kur shprehim dhimbje ose keqardhje për dikë a për diçka; oh. O, ç'më vrave në këmbë! O, unë i mjeri (i ziu, i gjori)! O, ku ta dija unë i shkreti!
  • 2. Përdoret kur shprehim habi para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme. O, po ç'është kështu me ty?! O, gjallë qenka a? !
  • 3. Përdoret kur shprehim gëzim, kënaqësi a admirim për diçka; oh. O, sa mirë që erdhët! O, sa shpejt e paskeni kryer! O, sa e bukur qenka!