Jump to content

plesht

Nga Wiktionary



Një plesht

PLESHT m.

1. zool. Parazit i njeriut e i kafshëve, me trup shumë të vogël e në ngjyrë te zeze, që kërcen shumë, pickon e thith gjak. Pleshtat e dhive (e qenve, e shpendëve, e maces). Bar pleshtash. Sa një plesht shumë i vogël. Kishte zënë pleshta. Kërcen si plesht.

2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje kandrrash të vogla, me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, që dëmtojnë zakonisht gjethet e perimeve, të pemëve etj. Pleshti i gjelbër kandërr e vogël me ngjyrë të gjelbër në të verdhë, që bren e dëmton zakonisht trangujt, jonxhën etj. Pleshti i bletës morri i bletës. Pleshti i drithërave. Pleshti i hardhisë (i mollës). Pleshti i panxharit (i lakrës, i patates). Plesht rëre kandërr si pleshti i zakonshëm, por që nuk kërcen. Pleshti i tokës kandërr si pleshti i zakonshëm, me trup vezak e ngjyrë hiri, që dimëron në të çarat e tokës, në gjethet e thata etj. dhe që dëmton gjethet e lakrës, të rrepës, të panxharit të sheqerit etj.

3. fig. Njeri jo i mirë, i paqëndrueshëm e i mërzitshëm. Ishte një plesht ai!

  • Si pleshti në dhallë kuturu, pa mend në kokë, si miza në dhallë. M'u bë plesht (në vesh) m'u ngjit e më mërziti shumë, m'u bë ferrë. I hynë pleshtat (në trup) filloi të shqetësohej e të hante meraku, i hynë mizat. Na marrtë pleshtat (pleshtat e tartabiqet, të këqijat)! thjeshtligj. mospërf. shih te MARR. E shtiu te pleshtat dikë e vuri në një gjendje të vështirë, i nxori telashe. Thes me pleshta shih te THES,~I. Zinte (shtypte) pleshta s'bënte asgjë; merrej me punë të kota, vriste miza. E ka gjumin si të pleshtit ka gjumë shumë të lehtë, ndien menjëherë. E bën pleshtin (mizën) buall (ka) e zmadhon shumë diçka, e fryn tej mase. S'del dhjamë nga pleshti fj. u. përçm. shih te DHJAM/Ë,~I. Ia futi (ia shtiu) pleshtat në vesh dikujt e ngacmoi për diçka, e bëri që të shqetësohej, i shtiu mizat. S'futen pleshtat në thes (s'mblidhen pleshtat në grusht) fj. u. është punë që s'bëhet, është e pamundur të bëhet diçka. Kërkon pleshta në kashtë kërkon diçka që nuk gjendet, kërkon gjilpërën në kashtë; rreh ujë në havan. Mbath pleshtat me potkonj përpiqet të bëjë diçka të pamundur e s'bën asgjë, bën një vrimë në ujë. Nxjerr dhjamë nga pleshti shih te DHJAM/Ë,~I. E përcolli me një grusht pleshta (miza) shih te MIZ/Ë,~A. I vë fre pleshtit shih te FRE, ~RI I. I vë pleshtit zile e fryn shumë diçka; e bën mizën buall. Me sa bëhen bashkë një grusht pleshta iron. nuk mund të bashkohen kurrë, nuk mund të mblidhen e të merren vesh kurrsesi me njëri-tjetrin. Për një plesht djeg jorganin prish diçka me vlerë për një gjë fare të vogël. Do të dijë ku e ka pleshti syrin kërkon të dijë gjëra të hollësishme e të panevojshme, hyn në cikërrima. Kush fle me qenin (me qentë), ngrihet me pleshta fj. u. shih te QEN,~I. Plesht uji (deti) zool. gaforre e vogël, që jeton në ujëra të ëmbla e lëviz duke kërcyer.

Në gjuhët tjera