bark

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

Shqip[redaktoni]

Bark m.sh.

  1. Pjesa e trupit të njerëzve a të kafshëve, ku janë stomaku, zorrët, mëlçia e zezë dhe organe të tjera; pjesa e trupit të qenieve të gjalla nga gjoksi e poshtë, e kundërt me kurrizin. Bark i madh (i fryrë). Barku i lopës. Lëkura (cipa) e barkut. Fundi i barkut. Zgavra e barkut. Organet (muskujt) e barkut. Më dhemb (më pret) barku. Iu ënjt (iu fry) barku. E goditi në bark. I është rritur barku. Shtrihem në bark. Ka vënë (ka lëshuar) bark i është rritur barku nga dhjamët. I ra barku iu ul barku. Më vjen ujët deri në bark. Iu bë barku daulle (kacek, lodër). E bëri barkun katua (hambar). E bëri barkun pallaskë. E bëri barkun bic. Futet nën barkun e kalit. I vë një tullë të ngrohtë në bark. Iu thaftë lëkura e barkut! mallk.
  2. Stomaku e zorrët si organe ku hyn, qëndron e përpunohet ushqimi. Bark i ngopur (i pangopur). Me barkun plot (të zbrazët, bosh, esëll). E mbushi barkun (me bukë). I plasi barku (nga të ngrënët). Ngopi (fryu) barkun. E gërreu barku për bukë. S`ma do (s`ma nxë) barku. S`kishin gjë në bark. U mbiu në bark (një gjellë).
  3. Zgavra e poshtme e trupit të femrës ku është mitra, pjesa e brendshme ku zhvillohet pjella. 'Që në bark të nënës. Me bark të mbarë! ur. Fryti i barkut fëmija. Kanë lindur nga një bark. Ndrittë barku që e ka mbajtur! Shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut. fj. u.
  4. Tërësia e fëmijëve që lind një nënë me një burrë; tërësia e të vegjëlve që pjell brenda një periudhe një kafshë ose gjithë vezët që bën një shpend a kandërr; pjellë. Barku i parë. Djalë i barkut djalë jo i gjetur. Familje me disa barqe. Motër e vëlla nga dy barqe. Fëmijë (vëllezër) të një barku. Barku i fundit fëmija i fundit.
  5. etnogr. Tërësia e fëmijëve që vijnë nga një nënë, si lidhje gjinie; tërësia e fëmijëve dhe e pasardhësve të një gjinie, gjiri. Bark i shtuar. Janë të një barku.
  6. fig. Brez. Bark pas barku. Kanë kaluar katër barqe.
  7. Sipërfaqja e përkulur dhe e harkuar e një sendi, faqja e fryrë e tij; pjesa e fryrë dhe e rrumbullakët e një ene e një voze etj. Barku i enës (i shtambës, i vozës). Barku i anijes. Barku i oxhakut. Mur me bark. Sharrë me bark. Lëshon (nxjerr, jep, bën) bark. I vë shishet bark më bark.
  8. Pjesa e zgavërt e një sendi, pjesa e brendshme ku futet diçka; gjiri, brendësia. Barku i furrës. Barku i malit (i minierës, i shpellës). Barku i tokës. Në barkun e shkëmbit.
  9. vet. nj. Mesi i një periudhe kohe. Në bark të javës (të muajit, të verës, të vitit).
  10. mjek. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë shpesh e hollë, diare; nevojë e hollë. Barku i keq (i lig) dizenteria. Barku i verës. E heq (i shkon, i vete) bark. Ka (del) bark. E zu barku. Të jep bark. Vuan nga barku. Ishte me bark. E lau (e griu) barku.
  11. fig. bised. Zemra; shpirti. Me gjithë bark. Me bark të plagosur. I kalbur në bark. S`ma do (s`ma mban) barku. Më iku barku. S'e kam atë bark. E ka barkun të gjerë. I ka hyrë frika në bark. Iu mbush barku me frikë. M’u prish barku. Më plasi barku! iron. M`u dogj barku! iron. Më dhemb barku për të. S'kam bark ta shoh. Më bëhet barku mal. M`u bë xhumbë në bark. Më këputet barku. Më qan barku. I hap barkun. Atë që të do barku! ur.
  • Bark më bark
a) plot, buzë më buzë, me majë;
b) gju më gju si miq, me zemër të hapur. Me barkun te goja (te buza) shih te buzë,~a. Me bark (me zemër) te gjerë shih te gjërë (i, e). Me bark zbuluar pa fshehur gjë, hapur. Për një bark bukë shih te bukë ~a. Bën bark ha shumë, ngopet mirë e mirë. Ra në bark u përul, u nënshtrua. S'i bie barku nuk e prish qejfin e tij, nuk shqetësohet. Bark e kurriz krejt, kokë e këmbë. Fërkon barkun (duart) keq. shih te fërkoj. S'e ha barku për dikë nuk bëhet merak për dikë, s’e çan kokën për të. Na hapi barkun shih te hap. M'u hap (më iku) barku u trondita shumë kur pashë diçka të rëndë a tragjike, u tmerrova. S'i hapet (s'i pëlcet, s'i di gjet) barku për dikë përçm. s'e ha meraku fare për dikë, nuk shqetësohet për të, nuk ndien asgjë. Ktheu barkun (nga dielli) tall. shih te kthej. Leshtë e barkut thjeshtligj. asgjë, hiç; atë që s'e kam. Lëshon bark diçka shih te lëshoj. Më mbiu në bark shih te mbin. Të merr barkun shih te marr. Më preu barku (malli) për dikë a diçka iron. shih te pres 1. I rrëmoi barkun shih te rrëmoj Shtatanik në bark njeri që s'duron, njeri që s`pret radhën e kohën e vet. Thau barkun (gojën) shih te thaj. Iu tha barku shih te thahem. Të vret barkun iron. shih te vras. I zbrazi (i hapi, i zbuloi) barkun dikujt shih te zbraz. Zë barkun (zemrën) shih te . Iu bë barku (zemra) gropë shih te gropë,~a. Iu bë barku gropë (dërrasë, petë) shih te gropë. Iu bë barku palë-palë (petë-petë) dikujt është ngjallur shumë e ka zënë dhjamë. U bë bark e shpinë u dobësua shumë, u tret fare. U bë bark e shpinë me dikë u lidh ngushtë me dikë, u bë mik me të, u bë një me dikë. Janë bark e shpinë janë si një trup i vetëm, janë të pandarë, janë bukë e djathë. E bëri barkun bic shih te bic,~i. E bëri barkun lerë shih te lerë,~a I. Ia bëri barkun ujë shih tek ujë,~i. I është bërë mullë në bark shih te mullë,~a. I ra barku në bela shak. hëngri gjellë të mira shumë. Më ra zemra në bark u preka e u trondita shumë nga diçka e rëndë. Ia di (ia njoh) fundin e barkut e njoh mirë dikë, ia di zorrët e barkut. I dridheshin plaçkat e barkut trembej shumë, i dridhej zemra nga tmerri. I foli pa lesh në bark dikujt shih te lesh,~i. I ka hyrë djalli (dreqi, shejtani, macja, maçoku) në bark është bërë zemërlig e i djallëzuar, është bërë smirëzi e keqdashës. E ka djallin (dreqin, shejtanin, macen, maçokun) në bark është zemërlig, është smirëzi e keqdashës. I ka trutë në bark nuk arsyeton drejt, nuk e ka mendjen në kokë. I ka hyrë frika në bark (në palcë, në mish) shih te palcë,~a. I ka hyrë lepuri në bark (ka lepurin në bark) është frikësuar shumë; është frikacak i madh, trembet shumë. Është gojë e bark shih te gojë, ~a. E ka barkun pa brez shih te brez,~i. E kam barkun (zemrën) të ftohtë kam shpresa të pakta, nuk besoj shumë se do të bëhet diçka. E kishte barkun garroq shih te garroq,~i. Ka shiritin (tenjën, sprinjën) në bark dikush shih te shirit,~i. Ia lanë samarin nën bark dikujt shih te samar,~i. Marr një bark zjarr ngrohem pak, marr një avull. Mban barkun me dorë rri pa ngrënë. Mbaj barkun (brinjët, ijët) me dorë këputem së qeshuri. S'i mban barku gjë (nuk mban gjë në bark) nuk di të mbajë gjë të fshehtë, i nxjerr të gjitha të fshehtat jashtë. Iu ngjit barku pas shpinë (me kurrizin) ngordhi për të ngrënë, iu bë barku petë. Nxori zorrët e barkut (nxori bark e zorrë) shih te zorrë,~a. I tregoi zorrët e barkut shih te zorrë,~a. Më vajti barku prapa (në kurriz) kisha shumë uri. E vuri barkun në dhe u përul e u nënshtrua me turp, u bë baltë. E vuri barkun në ujë ndenji pa ngrënë. I ka vënë shkelmin (gjunjët) në bark dikujt shih te shkelm,~i. Vret barkun në hije iron. shih te vras. Zë fundin e barkut ha fare pak, sa për të thyer urinë. Ia bëri kurrizin (shpinën) më të butë se barkun keq. shih te kurriz,~i. Ha bukë me grushte barkut shih te grusht,~i. Ç'ka barku e nxjerr bardhaku fj. u. shih te bardhak,~u. Dridhej foshnja (fëmija, barra) në barkun e nënës shih te dridhem. Vajti (shkoi) gjaku deri në bark (deri në shalë) të kalit (deri në tra) u bë gjakderdhje e madhe. Barkun petë, por shpatullat drejt shih te shpatull,~a.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Anglisht- stomach, belly
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht
Rusisht
Kinezisht
Finlandishte: mahalaukku
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqishtkarın, mide
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0