lesh

Nga Wiktionary

LESH m.

  • 1. vet. nj. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën e bagëtive të imëta, të deveve etj.; filli që bëhet prej tyre. Lesh i bardhë (i zi). Lesh i gjatë (i shkurtër). Lesh i butë (i ashpër). Lesh i dhirtë. Lesh sintetik. Lesh i palarë (i larë). Lesh deleje (dhie, deveje). Lesh rude. Fill (fije) leshi. Krehër leshi. Shtëllungë leshi. Turrë leshi. Bojë leshi bojë që përdoret për të ngjyer leshin. Çorapë leshi. Lyrë leshi. Një bashkë lesh. Një thes lesh. Punoj (shprish, kreh, tjerr, dredh) leshin. Mbush jastëkët (dyshekët) me lesh.
  • 2. Qimet në trupin e njeriut; kryes. flokët e njeriut, qimet e kokës. Leshi i gjoksit (i sqetullave). Leshrat e kokës. Me leshra të gjata (të dredhura). Kreh (qeth) leshrat.
  • 3. Pushi që mbulon kërcejtë, gjethet ose frytet e disa bimëve; pushi i disa krimbave e kandrrave. Leshi i gjetheve. Ftua (pjeshkë) me lesh. Krimb me lesh.
  • 4. vet. nj. Lëndë në trajtën e fijeve të holla, që përdoret për të izoluar ose për të veshur sende të ndryshme. Lesh xhami (qelqi). Lesh druri.
  • U bë lesh u lodh shumë, u rraskapit. Lau lesh me dikë shih te LAJ. Të leshit e të lirit të mirat e të këqijat, të larat e të palarat. Lesh me qime diçka e kotë, pesë me hiç. U bë lesh (flokë) arapi u ngatërrua shumë diçka, u përzie keq, u bë lesh e li. U bë lesh e li u bë rrëmujë, u ngatërrua keq; u përzien gjëra të ndryshme. U bë lesh e mish me dikë u zu a u grind keq me dikë, u përlesh me dikë. Është bërë si thes leshi shih te THES,~I. Iu drodhën leshrat e kokës (flokët, qimet e kokës) shih te FLOK,~U. I foli pa lesh në bark dikujt i foli me zemër të hapur, i foli me çiltëri e pa djallëzi. Ia dha leshrat (flokët, veshët) në dorë shih te JAP. Lë lesh kudo shkon kudo e nuk zë vend. La leshin në vrimë shih te VRIM/Ë,~A. I la (i shtiu) veshët në lesh nuk i kushtoi vëmendje diçkaje, nuk ia vuri veshin, e bëri veshin të shurdhër; e fjeti mendjen për diçka. Është ngrohur në leshin e vet është mbyllur në vetvete, nuk është i hapur me të tjerët. Shkoi lyrë leshi dikush a diçka shih te LYR/Ë, ~A. I vuri gojës (buzës) lesh u tregua i përmbajtur e i matur në të folur. Më zuri gjuha (goja) lesh u lodha duke folur shumë e duke përsëritur po atë gjë. S'më ka zënë goja lesh edhe unë di të ha, kam edhe unë gojë për të ngrënë. I kanë zënë sytë lesh s'është në gjendje t'i shohë gjërat ashtu siç janë, nuk i sheh më të metat ose gjërat e këqija, është verbuar, është sylesh. Iu ngritën (iu çuan) leshrat e kokës (flokët, qimet e kokës) përpjetë shih te FLOK,~U. Shkoi (vajti) për lesh e doli (u kthye, erdhi) i qethur fj. u. iron. shkoi për të fituar, po humbi edhe atë që kishte pasur; vajti për t'i kërkuar llogari dikujt, po i kërkuan llogari atij vetë dhe e vunë përpara. Delja ku kullot, atje lë leshin fj. u. shih te DEL/E,~JA. Djalli s'ka dele dhe shet lesh shih te DJALL,~I. Gur leshi (liri, mëndafshi, pambuku) bised. asbest, amiant.


LESH as.

shih LESH,~I.

  • Leshtë e barkut thjeshtligj. shih te BARK,~U. La leshtë (kockat, lëkurën) keq. shih te KOCK/Ë,~A. Ia ndau leshtë diçkaje e rregulloi mirë një punë, u tregua i zoti për të bërë diçka. I ka rënë leshtë (i kanë rënë qimet) e kokës
  • a) diku ka kaluar shumë kohë a një pjesë të madhe të jetës diku, është plakur në një vend;
  • b) me diçka ka shumë kohë që merret me diçka, e njeh shumë mirë një punë, është plakur duke u marrë me të. La leshtë e kokës për diçka dha edhe jetën për t'ia arritur diçkaje; i kushtoi shumë mund diçkaje. Pagoi (harxhoi) leshtë (qimet) e kokës shih te QIM/E,~JA. Leshtë e ujkut, thonjtë e bufit fj. u. shih tek UJK,~U I.