mullë

Nga Wiktionary

MULLË f. bised.

  • 1. Stomak; plëndës; bark. Me mullë të madhe (të fryrë). Dhjami i mullës. E mbushi mullën. I çau mullën. I dhemb mulla. I ka rënë (i ka shkarë) mulla. I ra në mullë. Hëngri sa i plasi mulla.
  • 2. Mullëz. Mulla e viçit (e qengjit, e kecit). Një lugë me mullë.
  • Zuri mullën hëngri pak sa të thyej urinë. I është bërë mullë në bark i është ngjitur nga pas e s'i ndahet (i është qepur e po e mërzit vazhdimisht). I është qepur mulla për shpine s'ka ngrënë asgjë, e ka barkun fare bosh, i është bërë barku petë.