ushqim

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

USHQIM m.

  • 1. vet. nj. Veprimi sipas kuptimeve 1-3, 5-6 të foljes USHQEJ dhe kuptimeve 1, 2, 4,5 të foljes USHQEHEM. Ushqimi i rregullt. Ushqimi i fëmijës. Ushqimi i të sëmurit. Ushqimi i bagëtisë (shpendëve). Ushqimi me gjak. Ushqimi me energji. Ushqimi me dru (me qymyr). Regjimi i ushqimit. Nuk vlen (nuk bën) për ushqim.
  • 2. Gjithçka që hanë njerëzit dhe kafshët dhe që mund të përpunohet të përvetësohet nga organizmi. Ushqim i thatë (i lëngshëm). Ushqim i mirë (i zgjedhur, i përshtatshëm). Ushqim i freskët (i prishur). Ushqim i bollshëm (i paktë, i pamjaftueshëm). Ushqime të pasura. Ushqim i gatshëm (gjysmë i gatshëm). Ushqim i konservuar. Ushqim i përpunuar (i papërpunuar). Ushqime bimore (shtazore). Ushqim natyror. Ushqim natyror. Ushqim plotësues. Ushqim i njomë (i gjelbër). bujq. bar i njomë ose bimë të tjera të njoma që i jepen bagëtisë. Ushqim i thatë (i trashë, i ashpër). bujq. bari ose jonxha e thatë, kashta e të lashtave etj. që i jepen bagëtisë. Ushqim për kafshë. Aparati i tretjes së ushqimit. Përgatit ushqimin. Ziej ushqimin. Ha ushqim. Përtyp ushqimin. Tret ushqimin. Gjej (siguroj) ushqimin.
  • 3. vet. Sendet e ndryshme të përpunuara (oriz, sheqer makarona, fasule, vaj etj.), që i blejmë në treg për t'u ushqyer. Dyqan ushqimesh. Çantë ushqimesh. Blej (marr)ushqimet.
  • 4. Lënda ushqyese që përmban një send dhe që përvetësohet nga organizmi. Mjalti ka shumë ushqim. Nuk përmban asnjë lloj ushqimi.
  • 5. Tërësia e lëndëve joorganike që ndodhen në tokë, të cilat thithen dhe përpunohen nga bimët. Bima thith ushqimin nga toka.
  • 6. spec. Gjithçka me të cilën punon ose që e përpunon një makinë a një pajisje ose gjithçka që përpunohet prej tyre; energjia e nevojshme që vë në lëvizje diçka. Ushqimi i radios (i aparatit). Skema e ushqimit. I jep ushqim. Çon ushqim. Ndërpres ushqimin.
  • 7. fig. Ajo që shërben për edukimin dhe për brumosjen ideologjike e shpirtërore të njeriut. Ushqim shpirtëror. Ushqim për mendjen. Shtypi është ushqim i përditshëm. Librat janë ushqim për të gjithë.
  • 8. fig. Ajo që jep shkas të zhvillohet a të përhapet diçka, burimi që ushqen diçka. Ushqim për thashethemet. I jep ushqim për diçka.
  • Ushqimi social tërësia e gjellëtoreve, e restoranteve, e kafeve etj. që shërbejnë për popullsinë sendet ushqimore që tregtohen në këto njësi.