shpirt

Nga Wiktionary

SHPIRT m.

  • 1. Bota e brendshme e njeriut, tërësia e vetive të tij psikike, tërësia e ndjenjave dhe e përjetimeve të tij; vetëdija a ndërgjegjja e njeriut; bota mendore. Shpirti i madh i popullit. Me shpirt të gëzuar (të vrarë, të trazuar, të tronditur, të pikëlluar). Njerëz me shpirt të pasur. Në thellësi të shpirtit. Thellë në shpirt. I plagosur në shpirt. Të kënaqet shpirti. Iu gëzua shpirti. Iu bë shpirti vrer. Të ka lezet shpirti. bised. ke kënaqësi, kënaqesh. E ka shpirtin helm (zeher) është shumë i hidhëruar. I rëndon në shpirt (një gabim a faj që ka bërë). S'dihet ç'ka (s'ka gjë të keqe) në shpirt. Shpirti im e di. Më pikoi në shpirt. Më ka prekur në shpirt. Nuk i ndahej shpirti nga djali. Nga del fjala, del shpirti. fj. u. fjala e dhënë nuk kthehet.
  • 2. Tërësia e vetive dhe e tipareve (të mira a të këqija) të karakterit ose të personalitetit të një njeriu; karakteri i njeriut; tërësia e aftësive të brendshme, aftësitë mendore; gjendja e brendshme, forca morale e një njeriu a e një grupi njerëzish; frymëzim, ndjenjë, temperament. Me shpirt të lirë (të gjerë, fisnik, të bardhë). Me shpirt të ngushtë (të vogël). Me shpirt të zjarrtë (luftarak, sulmues, të paepur, të papërkulur). Me shpirt të ndjeshëm. Shpirt kërkues (krijues). Shpirti praktik aftësia për të kryer mirë e shpejt punët e detyrat e ndryshme. Shpirti i vetëmohimit (i sakrificës, i kundërshtimit). Ka shpirt të mirë (të keq). Ka shpirt poeti (artisti). Ka shpirt malësori. I madh (i gjerë, fisnik) nga shpirti. Njeri pa shpirt njeri i egër, mizor; njëri i ftohtë, njeri që nuk ka interes a dashuri për asgjë. Flet (këndon, punon) me shpirt flet (këndon, punon) me afsh, me zjarr, me të gjitha fuqitë që ka. Është dhënë me (gjithë) shpirt pas diçkaje ia ka kushtuar të gjitha forcat diçkaje, është dhënë i tëri pas diçkaje. E bën (e jep) me gjithë shpirt e bën me zemër të hapur, në mënyrë të çiltër, me bindje të plotë; e bën me të gjitha fuqitë që ka, me zjarr, me gjithë hovin e zemrës, me gjithë zemër.
  • 3. Parim a synim themelor që përcakton mënyrën se si mendon, sillet e vepron një njeri a grup njerëzish dhe që e ka burimin te kushtet historiko-shoqërore në të cilat kanë jetuar e janë formuar këta; tërësia e faktorëve të brendshëm që nxitin dikë në jetë e në veprimtarinë e tij; frymë. Me shpirt revolucionar (kryengritës, përparimtar, patriotik, popullor). Me shpirt partishmërie (klase). Me shpirt komunisti (atdhedashësi, patrioti, demokrati). Me shpirt skllavi tradhtari, renegati, tregtari. Ka shpirt shqiptari.
  • 4. fig. Qenia më e shtrenjtë, më e çmueshme për dikë, njeri shumë i afërt e i dashur, i dashuri i zemrës, zemër (përdoret edhe për t'iu drejtuar me dashuri e përkëdhelje një njeriu shumë të afërt); gjëja më e shtrenjtë për njeriun, jeta. E kam shpirt. E dua si shpirtin. Shpirti është i dhembshur. Jap edhe shpirtin për të. Eja, shpirti i nënës (shpirti im)! Ç'ke, o shpirt? Shpirt i vogël!
  • 5. fig. Gjëja më e qenësishme, thelbi i diçkaje. Shpirti i materializmit (i marksizmit). Shpirti i artit (i shkencës). Shpirti i punës krijuese.
  • 6. Forca kryesore frymëzuese a lëvizëse në një punë, në një veprimtari, shtylla e një pune a e një veprimtarie; ai që frymëzon, organizon e udhëheq një grup njerëzish; njeriu më i dashur në një grup a në një rreth njerëzish; zemër. Shpirti i skuadrës (i brigadës). Shpirti i fabrikës (i ndërmarrjes).
  • 7. filoz., psikol. Ndërgjegjja si funksion i materies së organizuar në shkallën më të lartë - i trurit, forma më e lartë e veprimtarisë psikike të njeriut.
  • 8. Sipas filozofisë idealiste: element jomaterial, i cili gjoja është faktori kryesor që i paraprin çdo qenieje dhe e përcakton atë, që i kundërvihet materies dhe njëjtësohet me zotin.
  • 9. fet. Sipas dogmave e besimeve fetare: element jo material te njeriu, që gjoja ka prejardhje hyjnore e është i pavdekshëm, që i jep njeriut jetën, e dallon atë nga kafshët dhe e lidh me zotin. Shpirtrat e të vdekurve. I ndrittë shpirti! ur. I vajttë shpirti në ferra! mallk. Për shpirt të nënës! betim. Ndanin për shpirt.
  • 10. mit. Qenie e patrupëzuar, që, sipas besimeve të kota, gjoja ka fuqi të mbinatyrshme dhe vepron në jetën e njerëzve e në natyrë duke bërë të mira e të këqija. Shpirtrat e këqij. Shpirtrat e pyllit (e kënetës).
  • 11. bised. Jetë. E gjetën pa shpirt. Shpëtoi me shpirt shpëtoi, mbeti gjallë. Ra (u rrëzua) pa shpirt.
  • 12. bised. Njeri, vetë, frymë (zakonisht e shoqëruar me fjalë që tregojnë sasi). Ishin (bëheshin) njëzet shpirt. Sa shpirt qenë? Nuk kishte shpirt të gjallë rreth e rrotull. Në fshat nuk kishte mbetur shpirt njeriu.
  • Bir (djalë) për (në) shpirt bir (djalë) i adoptuar. Bijë (vajzë) për (në) shpirt bijë (vajzë) e adoptuar. Ia biroi shpirtin (zemrën) shih te BIROJ. Më doli shpirti u lodha e u këputa, u rraskapita; vuajta shumë, hoqa të zitë e ullirit. I doli shpirti (xhani, fryma) dikujt
  • a) u lodh së tepërmi, u mundua shumë, u këput;
  • b) vdiq. I dogji shpirtin e hidhëroi shumë, e pikëlloi (thuhet sidomos kur dikujt i vdes një njeri shumë i dashur). Iu dogj (iu përvëlua, iu zhurit) shpirti (zemra) për dikë a për diçka shih te ZEM/ËR, ~RA. Iu drodh shpirti (zemra) shih te ZEM/ËR,~RA. I drithëron shpirti (zemra) shih te ZEM/ËR,~RA. Ma do shpirti diçka e dëshiroj shumë; kam shumë dëshirë që ta kem, ta provoj a ta shijoj. Më dhemb (më ther) shpirti (zemra) për dikë a për diçka shih te ZEM/ËR,~RA. Nga fundi (nga thelbi) i shpirtit (i zemrës) shih te ZEM/ËR,~RA. Iu fur shpirti shih te FUREM. I është futur (i ka hyrë) në shpirt (në zemër) dikujt shih te ZEM/ËR,~RA. I grisi shpirtin (zemrën) shih te GRIS. I gufon shpirti (zemra) shih te ZEM/ËR,~RA. Me gjysmë shpirti shih te GJYSM/Ë, ~A. I helmoi shpirtin (zemrën) dikujt shih te HELMOJ. I ka hyrë në shpirt (në zemër) dikush a diçka ka filluar ta dojë shumë. Po heq (po jep) shpirt (po heq për shpirt) vjet.
  • a) është duke vdekur, është në grahmat e fundit;
  • b) është duke u shkatërruar plotësisht, po merr fund. Më iku shpirti (zemra) u tremba shumë, më ngriu gjaku. I dha shpirt shih te JAP. Jep shpirtin për të shih te JAP. Nuk ka shpirt është i pamëshirshëm, është zemërgur e mizor. Më kënaqet shpirti (zemra) ndiej një kënaqësi shumë të madhe. Të këput shpirtin shih te KËPUT. Më këputet shpirti (zemra) shih te KËPUTEM 6. Lot e shpirt shih te LOT, ~I. Mori shpirt shih te MARR. I mori (i nxori, i qiti) shpirtin dikujt e mundoi shumë, e sfiliti. Sa për të mbajtur shpirtin (frymën) shih te MBAJ. Me mish e me shpirt shih te MISH,~I. S'u ndahet shpirti rrinë gjithnjë bashkë, ngaqë e duan shumë njëri-tjetrin. Më plasi (më hëngri) shpirtin shih te PLAS. Më preku në shpirt (në zemër) shih te ZEM/ËR,~RA. I qan shpirti (zemra) për dikë a për diçka shih te QAJ. Iu rëndua shpirti i ishte mërzitur jeta nga vuajtjet, nga rrethanat e kushtet e vështira. Për shpirt të babait iron. falas, pa të holla, pa pasur ndonjë përfitim. Me shpirt ndër dhëmbë shih te DHËMB,~I. Me shpirt (me zemër) të plagosur shih te PLAGOSUR (i,e). Shpirti i repartit keq. shih te REPART,~I. Më shtrëngohet shpirti (zemra, kraharori) shih te SHTRËNGOHEM. Në thellësi të shpirtit shih te THELLËSI,~A. (Që) nga thellësia e shpirtit (e zemrës) shih te THELLËSI,~A. Vala e shpirtit shih te VAL/Ë,~A. I erdhi shpirti i erdhi fuqia përsëri, u përmend, erdhi në vete, u gjallërua përsëri. Iu bë shpirti (zemra) copë (plagë) shih te COP/Ë,~A. Iu bë shpirti derr shih te DERR,~I. Iu bë shpirti (zemra) vrer (helm) shih te VRER,~I. Më bën shpirti (syri) rehat shih te REHAT,~I. Ma pruri (ma solli) shpirtin në fyt (ndër dhëmbë) shih te FYT,~I. Ma pruri (ma solli) shpirtin në majë të hundës shih te HUND/Ë,~A. I erdhi shpirti në majë të hundës (në fyt) shih te HUND/Ë,~A. Ta ha shpirtin me të butë shih te HA 16. Janë dy kufoma e një shpirt shih te KUFOM/Ë,~A. Është shpirt njeriu është shumë i mirë, i njerëzishëm e i dhembshur. S'kishte gjë pas shpirtit ishte i varfër e i këputur; kishte vetëm krahët e vet. E ka shpirtin në fyt shih te FYT,~I. E ka shpirtin në gushë shih te GUSH/Ë,~A. E ka shpirtin të thellë shih te THELLË (i,e). Ku i qëndron shpirti! është shumë i dobët, ka mbetur kockë e lëkurë. I mori flakë (horë) shpirti u ndez flakë (nga një ndjenjë e fuqishme), iu ndez zemra. E ndien zemrën (shpirtin) të lehtë shih te LEHTË (i,e). (Punonte) për shpirt të gomarit shih te GOMAR, ~I. Ia ka shitur shpirtin shejtanit keq. shih te SHEJTAN,~I. I erdhi shpirti (zemra, fytyra) në vend shih te VEND,~I. I zë shpirtin ngjak dikujt shih te NGJAK. Lyp për derë e ndan për shpirt shih te DER/Ë, ~A. S'e kam marrë shpirtin me qira shih te QIRA, ~JA.