zbraz

Nga Wiktionary

ZBRAZ kal.

  • 1. I heq a i nxjerr diçkaje atë që ka brenda dhe e lë pa gjë, e boshatis; kund. mbush. Zbrazi thesin (trastën, koshin, shportën). Zbrazi xhepat. E zbrazi gotën (filxhanin, kovën). Zbrazi tërë shtëpinë (dhomën). E zbrazi qerren.
  • 2. Derdh diku një lëndë që ndodhet në një enë, në një thes, në një arkë etj.; hedh diçka nga një enë në një enë tjetër; kthej. Zbraz ujin (qumështin). Zbraz miellin (misrin). Zbraz kafenë në filxhan. Zbrazën betonin nga kamioni. I zbrazi të gjitha plaçkat. I zbrazi andej-këtej. Zbrazi frymën. bised. nxori ajrin nga mushkëritë.
  • 3. Heq a largoj të gjithë njerëzit që banojnë ose që janë vendosur në një vend, e lë një vend, një dhomë etj. pa njeri brenda; boshatis. Zbrazi shtëpinë. Zbrazin vendin (qytetin, fshatin). Ushtria e zbrazi sheshin.
  • 4. Shkreh (një armë); e bëj të shpërthejë (një minë etj.); qëlloj me armë. Zbrazi armën (automatikun). Zbrazën pushkë. Zbrazi topin. Zbrazën një batare. Zbrazën ca mina. Ia zbrazi në trup.
  • 5. jokal. vet. veta III. Shkrep, ndez. Zbrazi pushka. Nuk i zbrazi revolja.
  • 6. fig. E them, e nxjerr të gjithë; e derdh mbi një tjetër, e shkarkoj pa lënë gjë. Zbrazi inatin (zemërimin, urrejtjen, dufin, vrerin). Ia zbrazi të tëra. Zbrazi të gjitha sharjet që dinte. Nuk i ka zbrazur të gjitha. Duroi sa duroi, pastaj e zbrazi.
  • I zbrazi (hapi, i zbuloi) barkun dikujt
  • a) nxori gjithçka kishte në mendje, i tregoi të gjitha të fshehtat; nxori dufin, shfreu;
  • b) i qau hallin dikujt duke ia treguar të gjitha, ia tha të gjitha ato që e shqetësonin. E zbrazi barkun i tregoi të gjitha ç'mendonte a ç'ndiente. Nuk e ka zbrazur asnjëherë nuk ka marrë pjesë fare në luftë, nuk ka luftuar kurrë kundër armikut, nuk ka hedhur asnjë pushkë. I zbrazi të gjitha i tha të gjitha, s'la gjë pa thënë. Ia zbrazi trutë thjeshtligj. e vrau duke e qëlluar në kokë. E zbrazi thesin i tha të gjitha ato që dinte, s'i mbeti gjë pa thënë. I zbrazi xhepat i prishi të gjitha të hollat. I zbrazi zemrën dikujt ia tha gjithçka që ndiente a që e shqetësonte. I zbrazi tërë fishekët
  • a) i përdori të gjitha arsyetimet, të gjitha mundësitë;
  • b) i tha të tëra, i harxhoi të gjitha fjalët qortuese a sharëse.