Jump to content

veproj

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Folje

[redaktoni]

veproj jokal.

  1. Kryej një punë, bëj një veprim të caktuar; zhvilloj a ushtroj një veprimtari. Në atë sektor vepron një brigadë. Kontrolli punëtor ka kohë që vepron. Këtu veprojnë shumë faktorë. Vepronte dora e armikut.
  2. Nis të bëj diçka, vihem në lëvizje; filloj të kryej punën a detyrën; bëj diçka duke shprehur një qëndrim të caktuar, sillem në një mënyrë të caktuar. Veproi drejt (mirë, pa u ngutur, me mend në kokë). Veproi haptazi (fshehurazi, pas shpine). Veproi sipas ligjit (sipas urdhrit). Veproi me të gjitha forcat. E kuptove? Vepro tashti! S'ka vepruar mirë! Vepron, nuk rri mënjanë.
  3. usht. Bëj veprime luftarake. Në zonat ku veprojnë forcat çlirimtare.
  4. vet. veta III. Ndikon mbi dikë a mbi diçka, duke sjellë rrjedhime a pasoja të ndryshme; merr pjesë në një punë a në një veprim, ka forcë për të ndikuar mbi diçka e për të sjellë ndryshime. Ky bar vepron menjëherë. Zjarri vepron mbi metalin. Vepron oksigjeni. Veprojnë lëndët helmuese. Vepron acidi (benzoli).