kryej
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]kryej kal.
- I jap fund një pune a një detyre, e përfundoj, e mbaroj, e plotësoj; bëj. E kreu detyrën. E kryem planin. E kreu shkollën. S'të kryen punë.
- Përmbush një dëshirë, një porosi etj.; bëj një punë a një detyrë që më është ngarkuar; ushtroj; bëj. Kryej një porosi. E kreu dëshirën e babait. Kryej shërbimin ushtarak. Çfarë punë kryeni? Po kryej detyrën time.
- Bëj një veprim të mirë a të keq, bëj. Kanë kryer heroizma (trimërira). Ka kryer vepra (shërbime) të mëdha. Kreu një krim.
- E harxhoj krejt diçka, e sos, e mbaroj. E kreu tërë vajin (sheqerin, orizin).
- Jetoj deri në fund një kohë, e nxjerr, e qit. S'e kreu vitin (motin) vdiq përpara se të kalonte një vit. E kreu verën (dimrin) i sëmuri.