trajtoj
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]trajtoj kal.
- Sillem a veproj me dikë në një mënyrë të caktuar; mbaj një qëndrim të caktuar ndaj dikujt, sipas mendimit e vlerësimit që kam për të. E trajton mirë (keq). Na trajton si vëllezër. E trajton si fëmijë. E trajtonin si kafshë.
- E mbaj në kushte të veçanta dhe i bëj një shërbim të caktuar farës, pemës etj., për ta ruajtur ose për ta zhvilluar, përgatit diçka për një qëllim të caktuar, e përpunoj; Trajtojnë farën e grurit (e misrit). Trajtojnë ullirin (pemët). Trajtojnë tokën.
- mjek. Ndjek deri në fund një sëmundje a përkujdesem për një të sëmurë, duke bërë mjekimet e nevojshme. E trajton një mjek me përvojë.
- Shtjelloj me gojë a me shkrim një temë, një çështje etj. në një mënyrë të caktuar, duke shprehur edhe mendimin e qëndrimin tim; i jap një zgjidhje ose një rrugë të caktuar diçkaje. Trajtoj një temë. Trajtoj një çështje (një problem). E trajtoi gjatë (shkurt). E trajtoi mirë (keq). Çfarë trajton në atë punim? Në këtë roman trajton jetën, e punëtorëve.
- krahin. Krijoj, ngre, ndërtoj; formoj; bëj. E trajtoi folenë zogu. Trajtoi një shtëpi (një urë). Trajtoi gjellë të mirë.