Jump to content

sillem

Nga Wiktionary

SILLEM vetv.

  • 1. Kthehem nga një anë a nga një drejtim. Sillu këtej! U soll nga unë. Sillet me fytyrë nga dielli.
  • 2. zakon. veta. III. Bëj një lëvizje në trajtë rrethi, lëviz rrotull diçkaje, rrotullohem. Sillet rrota. Sillet vallja. Sillet rreth vetes. Toka sillet rreth Diellit.
  • 3. fig. I drejtohem dikujt për një punë a për një nevojë. S'di kujt t'i sillet.
  • 4. Bredh poshtë e lart, shkoj sa andej këtej; rri pa punë, e shkoj kohën kot. Sillet poshtë e lart (andej e këtej, rreth e rrotull). Sillet nëpër qytet. Sillet kot. Sillet vërdallë. Sillet pa punë.
  • 5. Vij rrotull pa ia dalë ta bëj diçka, humbas kohën duke u marrë me diçka a me dikë pa fryt. U soll shumë ditë për ta mbaruar atë punë. Sillet e përsillet me po atë gjë.
  • 6. Rrekem me diçka për ta bërë a për ta ndrequr, merrem me diçka. Po sillet me një dry të prishur. Po sillet shumë për ta ndrequr.
  • 7. fig. Veproj në një mënyrë të caktuar në marrëdhëniet me dikë a me diçka; mbaj një qëndrim të caktuar në shoqëri a në marrëdhënie me të tjerët; e mbaj veten në një mënyrë të caktuar. Sillet mirë (keq). Sillet egër (vrazhdë, rreptë, butë). Sillet në mënyrë të kulturuar. Sillet si çilimi (si fëmijë). I sillet si mik (si shok). Sillet me mend në kokë. Nuk di të sillet.
  • 8. Pës. e SJELL. Sillet nga larg.
  • U soll e u mbështoll dikush shih te MBËSHTILLEM. Më sillet (më vjen) rrotull (rreth) diçka shih te RROTULL. I sillet (i vjen) rrotull (rreth, vërdallë) dikujt shih te RROTULL. I sillet (i vjen) festja (takija) rrotull (vërdallë) shih te VËRDALLË. Sillet si kali në lëmë mospërf. shih te KAL/Ë,~I. Sillet si lëmshi në shoshë shih te LËMSH,~I. Sillet kot rreth (rreth e qark) dardhës dikush shih te DARDH/Ë,~A. Sillet nga sillet, bie në kunj e lidhet shih te KUNJ,~I.