strehim

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

strehim m.

  • 1. vet. nj. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve strehoj, strehohem. Strehimi i popullsisë. Strehimi i grurit të korrur. Zyra e strehimit. Zgjidhja e çështjes së strehimit.
  • 2. shih STREH/Ë,~A 2,3. Strehim për duhanin. Ndërtoi një strehim për bagëtinë.
  • 3. usht. Vend i ndërtuar zakonisht nën tokë dhe i përforcuar posaçërisht për t'u mbrojtur në rast luftë nga goditjet e ndryshme, sidomos nga ajri. Strehim i nëndheshëm. Strehime kundërajrore. U futën në strehim. Ndërtuan strehime.
  • 4. Banesë dhe mbrojtje e përkohshme që i jepet dikujt për të shpëtuar nga ndonjë rrezik, nga ndjekjet etj. Gjenin strehim në shtëpitë e fshatarëve.
  • Strehim politik e drejta e banimit dhe mbrojtja që i jepet një të huaji, i cili është larguar nga atdheu për të shpëtuar nga ndjekjet për shkak të bindjeve ose të veprimtarisë së tij politike.