strehoj
Appearance
strehoj kal.
- 1. I jap banesë dikujt, i siguroj shtëpi për të banuar. I strehuan punëtorët. I strehoi të ardhurit (vullnetarët).
- 2. E pranoj dhe e mbaj dikë në shtëpi për ta ndihmuar që të fshihet dhe të mbrohet nga ndjekjet e nga armiqtë. Strehonin partizanët gjatë luftës.
- 3. E fut në një vend të mbuluar a nën një strehë për ta ruajtur ose mbrojtur. Strehoi bagëtitë. Strehuan qymyrin (barin). E strehuan për dimër.