perse bie si ose bore

Nga Wiktionary

Grimcat e ujit që formojnë retë janë në lëvizje të vazhdueshme: të shtyra nga rrymat e ajrit, ato ndeshen dhe bashkohen me njëra-tjetrën duke u bërë gjithnjë e më të mëdha derisa, të rënduara së tepërmi, bien mbi tokë në formën e shiut. Që pika të arrijë të bjerë, duhet t’i rrisë përmasat rreth një milion herë. Edhe gjatë rënies, pikat e rrisin madhësinë sepse, duke rënë në drejtim të tokës bashkohen me pika të tjera. Në temperatura shumë të ulëta, pikat e ujit në re shndërrohen në kristale akulli, duke formuar kështu më pas flokët e borës.

Nga se përbëhet bora?

Bora bie me flokë të buta e pak të ngjeshura, të përbëra nga kristale shumë të vogla akulli të krijuara nga i ftohti. Të gjitha kanë forma gjeometrike, janë tepër të bardha dhe të gjitha të ndryshme nga njëra-tjetra. Kur ngjitet dhe grumbullohet në tokë, bora bëhet e ngjeshur pasi pesha e saj eliminon grimcat e ajrit që ishin në fillim në brendësi të flokëve.

Çfarë është breshëri?

Breshëri formohet kur pjesa e sipërme e resë ndodhet në një zonë shumë të ftohtë. Të shtyra nga rryma rrethore ajri, pikat zbresin dhe bashkohen me pika të tjera, më pas ato ngjiten dhe ngrijnë, e kështu me radhë duke i shtuar çdo herë sipërfaqes së tyre një shtresë të re akulli. Kur bëhen tepër të rënda bien në formën e kokrrave të breshrit. Nëse thyen një kokërr breshër do shohësh se është i përbërë nga shumë shtresa akulli që janë formuar gjatë “xhirove” të panumërta që ka bërë.