Diskutim:perse bie si ose bore

Page contents not supported in other languages.
Nga Wiktionary

si formohet nje liqen ?[redaktoni]

Liqenet janë sipërfaqe uji, zakonisht të ëmbël, që mbushin gropa të tokës. Karakteristikat e tyre varen nga zanafillat e ndryshme. Në fakt, liqenet mund të zënë kraterin e një vullkani të vjetër të shuar ose një gropë të formuar nga shkrirja e një akullnaje. Ata mund të formohen si pasojë e një shembjeje toke që ka bllokuar rrjedhën e një lumi ose nga grumbullimi i mbetjeve në afërsi të bregut të detit. Ujërat e një liqeni mund të ushqehen nga burime të nëndheshme ose nga një lumë që hyn në liqen, e mbush atë dhe më pas del duke e zbrazur.

Përse liqenet kanë forma të ndryshme?

Forma e një liqeni varet nga origjina e tij. Liqenet vullkanike janë të vegjël dhe kanë formën rrethore të kratereve. Liqenet akullnajore, nëse formohen në pjesën e sipërme të akullnajës, kanë formë rrethore.

Ndërsa, nëse formohen në një luginë akullnajore, kanë formë të ngushtë dhe të zgjatur. Liqenet bregdetare janë të zgjatur dhe paralelë me bregun. Ata formohen kur rëra i pengon ujërat e lumit të derdhen në det.

Përse krijohen liqenet artificiale?

Në një liqen artificial mund të grumbullohen ujërat që më pas përdoren në centralet hidroelektrike, në ujitje ose në furnizimin me ujë të qendrave të banuara.