Jump to content

kuptim

Nga Wiktionary

kuptim m.

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KUPTOJ, KUPTOHEM. Kuptim i drejtë (i shtrembër, i gabuar). Kuptimi i gabimit. Kuptimi materialist i historisë.
  2. Përmbajtja a domethënia e diçkaje, ajo çfarë shpreh a çfarë do të thotë diçka. Kuptimi politik (ideologjik). Fjalë (punë, veprime) pa kuptim. Ç'kuptim ka kjo? S'ka kuptim është e kotë. Në kuptimin e ngushtë (e gjerë, e plotë) të fjalës. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Me plot (me tërë) kuptimin e fjalës.
  3. gjuh. Përmbajtja e fjalës, e cila shpreh diçka nga realiteti; përmbajtja e një njësie gjuhësore, tërësia e funksioneve të njësive gjuhësore. Kuptimi leksikor. Kuptim i drejtpërdrejtë (i figurshëm, abstrakt, konkret). Kuptimi kryesor (fillestar). Kuptim i ri. Kuptim i vjetruar. Kuptimi gramatikor. Kuptimi kohor (i kohës). Kuptimi sasior (cilësor). Kuptimi i rrënjës (i parashtesës, i prapashtesës). Kuptimi i morfemës. Kuptimi i fjalisë. Fjalë me shumë kuptime. Zhvillimi (ndryshimi, zgjerimi, ngushtimi, ndërrimi) i kuptimit.
  4. bised. Aftësia për t'i kuptuar gjërat; aftësia për t'i kuptuar gjërat shpejt, zgjuarsi. Njeri pa kuptim. Aq kuptim ka ai.
  • Kuptimi i drejtpërdrejtë (i fjalës) gjuh. shih te DREJTPËRDREJTË (i, e).