sipas

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

sipas parafj.

  • Përdoret me një emër a përemër në rasën rrjedhore për të treguar së bashku me të:
  • 1. Dukurinë, në përputhje me të cilën ose në bazë të së cilës bëhet një veprim ose paraqitet një gjendje; në pajtim me diçka. Sipas planit. Sipas ligjit (rregullave). Sipas parashikimit. Sipas marrëveshjes. Sipas këshillave të dikujt. Sipas dëshirës (qejfit).
  • 2. Burimin nga vjen një lajm a një njoftim. Sipas gazetave. Sipas agjencisë së lajmeve. Sipas thënieve (fjalëve) të. . . Sipas lajmeve të fundit. Sipas parashikimeve të stacionit meteorologjik.
  • 3. Sendin a dukurinë, që shërben si bazë për përpjesëtimin e një veprimi. Sipas trupit. Sipas madhësisë (lartësisë). Sipas mundësisë. Sipas punës. Sipas nevojave. Sipas kokës edhe festen.
  • 4. Dukurinë, në varësi nga e cila bëhet diçka. Sipas rastit (rrethanave). Sipas gjendjes.
  • 5. Bartësin e një mendimi a pikëpamjeje. Sipas meje (teje, nesh...). Sipas mendimit tonë.