Jump to content

kështjellë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

kështjellë f.

  1. hist. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i pajisur me sharapolle me bedena e me mjete të tjera për t'u mbrojtur për një kohë të gjatë nga sulmet e armiqve; vendbanimi i feudalëve, i fortifikuar dhe i mbrojtur mirë; banesë e fortifikuar feudale; kala. Kështjellë e vjetër (mesjetare). Kështjella e Krujës (e Gjirokastrës). Kështjellë me katër kulla. Muret (portat) e kështjellës. Ndërtoi kështjellën. U mbyll në kështjellë. U pushtua (ra) kështjella.
  2. fig. Vend i mbrojtur mirë, vend ku mund të jesh i sigurt; mbrojtës i flaktë e i pathyeshëm, pikëmbështetje e sigurt; kala. Kështjellë e pamposhtur (e pathyeshme). Kështjellë e kuqe. Kështjellë e lirisë.
  3. usht. Mburoja e metaltë që ka përpara mitralozi i rëndë, kundërajrori etj.
  4. fig. Diçka që fitohet me përpjekje, që merret me vështirësi; kala. Kështjella e shkencës.
  • Kështjellë (kala) prej karte (prej letre) keq. pikëmbështetje e dobët. Bën (ndërton, ngre) kështjella në erë (në ajër) keq. bën projekte e plane që nuk mund të vihen në jetë; krijon me mend gjëra që nuk mbështeten në realitetin, sheh ëndrra me sy hapur.