zvjerdh

Nga Wiktionary

ZVJERDH kal.

  • 1. I pres gjirin foshnjës, nuk i jap më gji; ndaj të voglin e një kafshe nga e ëma, nuk e lë më të pijë sisë. Ia zvordhi gjirin. I zvordhën qengjat.
  • 2. Ia ftoh dikujt dëshirën për diçka, bëj që t'i mërzitet a t'i neveritet; e ftoh dhe e largoj prej dikujt a prej diçkaje. Ata ia zvordhën shkollën. I ka zvjerdhur çdo dëshirë. E zvordhën djalin. I zvordhi miqtë.
  • 3. vet. veta III krahin. Fillon të rrëzojë lulet për të lidhur kokrra (për pemët). Qershia i ka zvjerdhur lulet.
  • 4. I pres rrënjët e tepërta a lastarët e padobishëm një bime të shartuar (zakonisht për hardhitë). I zvordhën hardhitë.