Jump to content

zvarrit

Nga Wiktionary

ZVARRIT kal.

  • 1. Lëviz dikë a diçka duke e tërhequr me forcë e rrafsh për tokë, e heq zvarrë. Zvarrit thesin. Zvarriti të plagosurin. E zvarriti deri në shtëpi.
  • 2. fig. Lë diçka pa e mbaruar për një kohë të gjatë, nuk i jap rrugë zgjidhjeje shpejt, mbaj një punë nëpër duar për shumë kohë. S'e zvarriti çështjen (zgjidhjen). Nuk i zvarrit punët. E zvarriti dorëzimin e veprës në shtyp.
  • 3. E zgjat më shumë se zakonisht, e zvarg (për zërin, për fjalët etj.). E zvarriste zërin. I zvarriste fjalët.