zotërues
Appearance
ZOTËRUES mb.
- 1. Që ka në dorë një pronë, që është zot i diçkaje; sundues. Pala zotëruese. Klasë zotëruese.
- 2. Që është në një vend kyç, që lejon të vëzhgohet e të kontrollohet tërë vendi rreth e rrotull. Pozicion zotërues. Kodër (pikë) zotëruese.
- 3. Që është më i përhapur se të tjerët, që zë vend më të madh se të tjerët; që zotëron. Tipare zotëruese. Mendim zotërues. Koncepte zotëruese. Ngjyrë zotëruese. U bë zotërues.
- 4. përd. em. Ai që ka diçka nën zotërimin e tij, ai që zotëron diçka. Zotëruesi i tokave. Zotëruesi i parave.