zmadhoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZMADHOJ kal.

  • 1. E bëj diçka më të madhe; e shtoj, e zgjeroj, e rrit etj.; kund. zvogëloj. Zmadhoi shtëpinë (dhomën). Zmadhoi derën (dritaren). E zmadhuan fabrikën. Zmadhoi sytë i hapi sytë jashtë mase. Zmadhoi hapin. Zmadhoi fotografinë. E zmadhoi shumën. Zmadhuan sipërfaqen e punueshme. Zmadhoi moshën.
  • 2. fig. E rrit a e fryj diçka dhe e paraqit më të mirë a më të keqe nga ç'është në të vërtetë. I zmadhon punët (gjërat). E zmadhon rrezikun. Ia zmadhon rëndësinë. Ia zmadhoi meritat.