zjarrtë
Appearance
ZJARRTË mb.
- 1. Që ka nxehtësi shumë të madhe dhe ndriçim verbues, që të djeg si zjarr, që është si zjarr; që digjet si zjarr. Lëmsh i zjarrtë. Brumë i zjarrtë. Diell i zjarrtë. Rreze të zjarrta. Lumë i zjarrtë lave.
- 2. fig. Që është i pakapërcyeshëm a i pathyeshëm, që e vë dikë në një gjendje shumë të vështirë e pa shpresë shpëtimi. Dare (unazë) e zjarrtë. Rreth (zinxhir, rrethim) i zjarrtë.
- 3. fig. Që ka dëshirë të madhe për diçka, i dhënë me mish e me shpirt pas diçkaje; që është shumë i vendosur e guximtar, që ka shpirt luftarak; i flaktë. Luftëtar (patriot, revolucionar) i zjarrtë. Mbrojtës i zjarrtë. Rini e zjarrtë. Me zemër (me shpirt) të zjarrtë.
- 4. fig. Që bëhet me vrull dhe pa u përmbajtur, i fortë; që shpreh ndjenja të fuqishme, shumë i ngrohtë, i ndezur, i flaktë. Dashuri (dëshirë) e zjarrtë. Ndjenja të zjarrta. Përshëndetje (përgëzime, urime) të zjarrta. Përkrahje (pritje) e zjarrtë. Me sy të zjarrtë. Vështrim i zjarrtë. Lutje e zjarrtë. Shprehje e zjarrtë e miqësisë së ngushtë.
- 5. fig. Shumë i gjallë e i fuqishëm, që bëhet e zhvillohet me tërë forcën; që zien, që vlon, i flaktë. Betejë e zjarrtë. Ditët e zjarrta të luftës. Atmosferë e zjarrtë. Diskutim (fjalim) i zjarrtë. Mbledhje e zjarrtë.