zile
Appearance
ZILE f.
- 1. Mjet prej tunxhi, si kambanë fare e vogël dhe me gjuhëz, që nxjerr tinguj dhe që zakonisht u varet bagëtive në qafë; tingulli që nxjerr ky mjet. Zile dyjare dy zile të futura njëra brenda tjetrës. Zile triare tri zile të futura brenda njëra-tjetrës. Zilet e kopesë. Tingëllimat e zileve. Rrethi i ziles. Bien (dëgjohen) zilet. Ku mërzen cjapi me zile.
- 2. Mjet prej metali, në trajtë koni e gjysmërruzulli, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj., nxjerr tinguj të njëpasnjëshëm dhe përdoret për të lajmëruar dikë; tingulli që nxjerr ky mjet. Zile elektrike. Zile biçiklete. Zilja e telefonit. Zilja e derës. Zilja e mësimit (e pushimit). Orë me zile. Ra zilja. I bie ziles.
- 3. vet. muz. Çapare, tingëza. Vallja e zileve. U bie zileve.
- Derr me zile shar. fare i pagdhendur, shumë i trashë nga mendja; i pabindur.
- I vari zilen dikujt shih te VAR. I vënçin zilet! mallk. u bëftë me turp, u turpëroftë! Me zile të madhe që i shkon fjala, që ka një vend të rëndësishëm. I vë pleshtit zile shih te PLESHT,~I. I vë zile miut shih te MI,~U. S'është cjap për atë zile nuk e kryen dot një punë që i është dhënë, nuk është i zoti ta kryejë detyrën e ngarkuar. Pesë dhi, gjashtë zile shih te GJASHTË. Kur ta varësh zilen, duhet t'i biesh fj.u. shih te VAR. S'më lënë zilet e mia të dëgjoj këmborët e tua thuhet kur dikush ka mjaft halle dhe s'ka mundësi të merret me hallet e të tjerëve. Gjarpri me zile zool. gjarpër helmues, që ka në fund të bishtit një hapësirë konike, me të cilën bën një zhurmë tingëlluese.