Jump to content

zigzag

Nga Wiktionary

ZIGZAG m.

  • 1. Vijë e thyer, që formon kënde me drejtim të kundërt; çdo gjë që ka këtë trajtë. Zigzagu i vetëtimës. Rrugë me zigzage. Punim me zigzage. Ecën me zigzage. Ka zigzage të shumta.
  • 2. vet. fig. Uljet dhe ngritjet që ndodhin gjatë zhvillimit të diçkaje; përparimet e tërheqjet, kulmet e rëniet e një veprimtarie. Zigzaget e zhvillimit. Zigzaget e prodhimit. Nuk njeh zigzage. Revolucioni ka zigzaget e veta. Lufta e klasave zhvillohet me zigzage.
  • 3. përd. ndajf. Me dredha, me kthesa, me bërryla. Ecën (shkon) zigzag.

ZIGZAG mb.

  • Që ka trajtën e një vije të thyer me kënde në drejtim të kundërt; që është i thyer e me bërryla. Vijë (rrugë) zigzage. Lesë zigzage. Lëvizje (ecje) zigzage.