Jump to content

zhvilloj

Nga Wiktionary

ZHVILLOJ kal.

  • 1. E rrit dhe e forcoj nga trupi; bëj që të rritë aftësitë për punë e për veprim ose për një veprimtari të caktuar. Zhvillon trupin. Zhvillon mushkëritë (krahët, muskujt). Zhvillon syrin. I zhvilloi zërin. Të zhvillon kujtesën.
  • 2. Bëj që të rritet i mbarë dhe shpejt, bëj që të zhvillohet mirë (për bimët etj.); e keqësoj dhe e përhap (një sëmundje etj.). Plehu (shiu) e zhvillon bimën. E zhvillon sëmundjen.
  • 3. E çoj më përpara diçka duke e shtuar dhe duke e zmadhuar, e ngre në një shkallë të re më të lartë e më të përsosur; zgjeroj diçka dhe rrit më tej aftësitë prodhuese, i jap hov të madh. Zhvillon ekonominë. Zhvillojmë industrinë e rëndë (bujqësinë socialiste, arsimin e lartë).
  • 4. E rrit dhe i shtoj më tej vetitë e cilësitë e mira; e pasuroj me njohuri të reja e me përvojë dhe e ngre në një shkallë më të lartë; e bëj më të pjekur nga ana ideologjike, politike etj. Zhvillon ndërgjegjen. E zhvillon nga ana mendore. Aksionet e kalitin dhe e zhvillojnë rininë.
  • 5. Zgjeroj dhe thelloj një ide, një tezë, një teori, një doktrinë etj., e bëj më të qartë, më të kuptueshme e më të plotë; e përpunoj një teori më tej në kushte të reja historike, e ngre në një shkallë më të lartë, e shpie më përpara.
  • 6. Shtjelloj a trajtoj një temë; zgjidh një ushtrim, një problem etj.; zbërthej. Zhvilloi temën e dytë. E zhvilloi mirë (shkurt, me hollësi). Zhvilloi lëndë të re. Zhvilluan disa ushtrime (probleme).
  • 7. Merrem me një punë a me një veprimtari; organizoj një punë a një veprimtari dhe marr pjesë në të; ndërmarr diçka (zakonisht në përmasa të gjera); bëj. Zhvilluan një ndeshje miqësore. Zhvilluan qitje. Reparti zhvilloi një detyrë taktike. usht. Zhvilluan manovra. usht. Zhvilluan bashkëbisedimet. Zhvilluan bisedime dypalëshe.
  • 8. foto. Përpunoj me lëndë kimike një film a një pllakë fotografike që të mos ndikojë drita mbi të; laj. Zhvilloj filmin.