zhveshur
Appearance
ZHVESHUR mb.
- 1. Që e ka trupin të zbuluar, pa rroba; që i ka hequr rrobat, që është zhveshur; që është veshur keq, me pak rroba ose me rroba të holla; lakuriq; kund. i veshur. Me trup të zhveshur. Rrinte i zhveshur.
- 2. Që i është hequr lëkura a lëvorja, që është qëruar. Misër i zhveshur. Trung (dru) i zhveshur.
- 3. Që nuk e ka lëvoren, zhguallin, mbulesën ose mbështjelljen, që nuk është i veshur. Tel i zhveshur. Kërmill i zhveshur kërmill pa guaskë. Bimë me farë të zhveshur.
- 4. Që i kanë rënë gjethet (për një bimë); që nuk ka drurë e bimë; kund. i veshur. Dru i zhveshur. Pyll i zhveshur. Vend (mal) i zhveshur.
- 5. Që është i zbrazët, që nuk i ka orenditë e pajisjet e nevojshme (për një dhomë, për një shtëpi etj.). Dhomë e zhveshur. Mure të zhveshura.
- 6. edhe fig. bised. Që i është hequr e drejta të mbajë një rrobë karakteristike për një profesion a për një detyrë; që është shkarkuar nga një detyrë; i liruar. Oficer i zhveshur. Ushtarë të zhveshur.
- 7. fig. Që është pa ndonjë qëllim e pa përmbajtje, i zbrazët, i kotë. Jetë e zhveshur.
- 8. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. I zhveshuri, i përqeshuri. fj.u.
- Me sy të zhveshur shih Me sy të lirë te LIRË (i, e) 6.
ZHVESHUR ndajf.
- Pa rroba në trup, me trupin të zhveshur; pa veshjet e nevojshme, lakuriq. E la (e nxori) zhveshur. Ai fle zhveshur.
- Me pallë (me shpatë, me thikë) zhveshur me të egër, me kërcënim e me të keq; duke përdorur forcën.