zhvendos
Appearance
ZHVENDOS kal.
- 1. Lëviz dikë a diçka nga vendi ku ishte dhe e çoj në një vend tjetër; e largoj a e heq nga vendi i vet; i ndërroj vendin dikujt a diçkaje, shpërngul. Zhvendos tryezën (dollapin). E zhvendosi më majtas. Zhvendosën 5000 m3 dhe. Populli ka fuqi të zhvendosë malet. Lumenjtë zhvendosin shumë gurë e zhavorr. Çdo trup zhvendos aq ujë sa ka vëllimin.
- 2. Ndërroj vendin ku zhvillohet a ku kryhet diçka; bëj që veprimi të kryhet në një vend tjetër; shpërngul. Zhvendos zjarrin e artilerisë. usht. E zhvendosën veprimtarinë në Tiranë. E zhvendosën lojën në fushën e kundërshtarit. sport.
- 3. E kaloj vëmendjen gjetkë, e shpërngul vëmendjen, bëj që një çështje të shihet si e dorës së dytë, jo si kryesore. Zhvendos vëmendjen. E zhvendosën problemin kryesor.
- 4. Prish një vendim që është marrë më parë, hedh poshtë atë që është vendosur. Ai vetë vendos, vetë zhvendos.