zhuzhitje
Appearance
ZHUZHITJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes ZHUZHET. Zhuzhitja e zjarrit.
- 2. Zhurmë e lehtë e me kërcitje që bën zjarri. Dëgjohej një zhuzhitje.
- 3. Zhurmë e mbytur dhe e njëtrajtshme që bëjnë zakonisht kandrrat kur fluturojnë. Zhuzhitje e lehtë. Zhuzhitja e mizave.
- 4. Zhurmë e ngjashme me atë që bëjnë kandrrat kur fluturojnë. Zhuzhitja e plumbit.
- 5. edhe fig. Gumëzhitje. Zhuzhitje zërash.