Jump to content

zhuzhak

Nga Wiktionary

ZHUZHAK m. zool.

  • 1. Kandërr me dy palë krahë, nga të cilët të sipërmit janë të fortë e të ndritshëm, ndërsa të poshtmit, që hyjnë në punë për fluturim, janë të hollë; vizhë. Zhuzhaku i gjelbër. Zhuzhaku i majit. Zhuzhaku i drithërave. Zhuzhaku i misrit. Zhuzhaku i hardhisë. Zhuzhaku lëvorengrënës.
  • 2. vet. Rend i veçantë i këtyre kandrrave. Rendi i zhuzhakëve.