Jump to content

zhurmoj

Nga Wiktionary

ZHURMOJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Bën zhurmë kur lëviz, kur punon, kur kalon diçka nëpër të etj.; zhurmëron. Zhurmon përroi (lumi, deti). Zhurmon shiu (era). Zhurmon pylli. Zhurmonin makinat (traktorët). Avulli (gazi) doli duke zhurmuar.
  • 2. Nxjerr britma të mbytura e të çrregullta; fjalosem me dikë e bëj zhurmë; vet. veta III zakon. bëjnë zhurmë me zërin e vet karakteristik (për kafshët). Zhurmon turma. Zhurmojnë vullnetarët. Zhurmojnë gjinkallat (bletët).
  • 3. vet. veta III. Ushton, kumbon; buçet. Zhurmon mali (gryka). Zhurmon korridori (shtëpia, uzina). Zhurmon nga puna. Sheshi (rruga) zhurmon nga njerëzit. I zhurmonin fjalët (këngët) në vesh.