Jump to content

zhurmëmadh

Nga Wiktionary

ZHURMËMADH mb.

  • 1. Që nxjerr shumë zhurmë, që bën zhurmë të madhe, i zhurmshëm. Lumë (përrua) zhurmëmadh. Ujëvarë zhurmëmadhe. Aeroplan (traktor, tank) zhurmëmadh.
  • 2. Që ka shumë lëvizje dhe zhurmë, i zhurmshëm; që bëhet me zhurmë të madhe. Qytet (kantier) zhurmëmadh. Jetë zhurmëmadhe. Dëfrim zhurmëmadh.
  • 3. Që flet me zë të lartë, që bën zhurmë e rrëmujë; i zhurmshëm. Njeri zhurmëmadh. Të rinj (fëmijë) zhurmëmëdhenj. Turmë zhurmëmadhe.
  • 4. keq. Që bëhet qëllimisht me shumë zhurmë e bujë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve; i bujshëm, zhurmëshumë. Mbledhje zhurmëmadhe. Deklarata zhurmëmëdha. Reklamë (propagandë) zhurmëmadhe.