Jump to content

zhuritës

Nga Wiktionary

ZHURITËS mb.

  • 1. Që të djeg e të përvëlon, që të bën shkrumb; përvëlues. Flakë zhuritëse. Zjarr zhuritës.
  • 2. Që është shumë i nxehtë sa të përvëlon, që të djeg shumë. Diell zhuritës. Rreze zhuritëse. Vapë zhuritëse.
  • 3. Që djeg shumë, djegës (për specat etj.).
  • 4. Që të shkakton etje të madhe; që të mundon shumë. Etje zhuritëse. Ethe zhuritëse.
  • 5. fig. Që të prek thellë, që të përvëlon zemrën, që të pikëllon; që të shkakton shumë brenga e shqetësime. Fjalë zhuritëse. Dashuri zhuritëse.