Jump to content

zhuris

Nga Wiktionary

ZHURIS kal.

  • 1. E djeg shumë, e bëj shkrumb, e shkrumboj; e përcëlloj; e përvëloj. E zhuriti bukën. E zhuriti flaka. Fashistët e zhuritën fshatin. E zhuriti me hekur të skuqur. E zhuriti qumështi i nxehtë.
  • 2. vet. veta III. E than fare, e djeg; e përcëllon. Vapa i zhuriti misrat. Dielli e zhuriti tokën. E zhuritën ethet.
  • 3. edhe jokal. vet. veta III. Djeg shumë (për piperin, specat etj.); ka shumë piper. Speci të zhurit. E zhuriti gjella.
  • 4. fig. Bëj që të digjet nga malli, nga një dëshirë e zjarrtë etj. për dikë a për diçka; bëj që t'i digjet zemra, i shkaktoj dhembje a hidhërim të thellë; e përvëloj. Ia zhuriti zemrën.